presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, z.Borut Pahor, i cili, me ftesë të Presidentes Jahjaga, po qëndron në vizitë zyrtare shtetërore në vendin tonë.

Për Presidentin Pahor u organizua pritja me ceremonitë më të larta shtetërore. Pas intonimit të himneve shtetërore të të dy vendeve, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pahor parakaluan para Gardës së FSK-së. Më pas, ata zhvilluan një takim të veçantë në kabinetin e Presidentes, për të kryesuar në vazhdim takimin e delegacioneve shtetërore të të dyja vendeve.Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pahor diskutuan për një varg çështjesh me rëndësi, për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Sllovenisë, bashkëpunimit në një varg fushash me rëndësi e interes për të dyja vendet, bashkëpunimin rajonal e një varg çështjesh të tjera.Pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pahor folën para gazetarëve. Deklaratat e tyre po i sjellim në vijim:Presidentja Jahjaga: Vizita e Presidentit te Republikës së Sllovenisë Z. Borut Pahor në Republikën e Kosovës është në kuadër të vazhdimit të marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona. Kjo është vizita e parë në nivel të presidentit që bëhet nga Republika e Sllovenisë.E falënderova Presidentin Pahor për ndihmën e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Republikës së Kosovës, me njohjen e pavarësisë së shtetit tonë, duke qenë një ndër shtetet e para që e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme në të gjitha fushat.Dy vendet tona janë shembull i mirë i bashkëpunimit të janë faktor paqeje dhe stabiliteti. I shpreha mirënjohje Presidentit Pahor për kontributin  e zyrtarëve të Republikës së Sllovenisë si për dhe kontributin e tyre në kuadër të policisë së UNMIK-ut, EULEX-it dhe te KFOR-it Ne shprehëm gatishmërinë tonë që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona të zgjerohen, të avancojnë dhe të përparohen më tej, posaçërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve, që do të hap perspektivë më të gjerë të zhvillimit për të dyja vendet. Po ashtu, u pajtuam që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të zgjerohet edhe në fushat e tjera në arsim e kulturë, në interes të dy vendeve tona, në interes të të gjithë qytetarëve.Republika e Sllovenisë, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, do të angazhohet konkretisht që të gjitha vendet e rajonit t’i përmbushin standardet dhe në kohën më të shkurtë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.E ardhmja e të gjitha vendeve dhe e të gjithë popujve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe kjo rrugë e jona bëhet më e lehtë përmes bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë.E njoftova Presidentin Pahor për qëndrimin parimor të institucioneve të Republikës së Kosovës, që të gjitha çështjet t’i zgjidhim nëpërmjet mirëkuptimit dhe dialogut, duke respektuar normat dhe praktikat evropiane e ndërkombëtare.Theksova se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë nuk ka alternativë dhe vetëm në mënyrë të barabartë, si shtete sovrane, e me respekt të ndërsjellë, mund të normalizojmë marrëdhëniet ndërmjet nesh, si kontribut për stabilitetin dhe në paqen në rajon dhe më gjerë.Pjesëmarrja e Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale dhe ato ndërkombëtare si dhe në mekanizmat e tjerë, si shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera, ndihmon në zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta dhe në ruajtjen e stabilitetit jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. E falënderova Presidentin Pahor për qëndrimin parimor që Kosova të marrë pjesë, si e barabartë, në të gjitha forumet rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe procesin e Bërdos që këtë vit u organizua në nivel presidentëve të rajonit. Samiti i Bërdos mund të ndihmojë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE dhe në vendosjen e marrëdhënieve shtetërore ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.Edhe një here falënderoj Presidentin Pahor që ka pranuar ftesën time për të vizituar Republikën e Kosovës si dhe për angazhimin e tij personal dhe institucional në rrugën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Presidenti Pahor: Kjo është vizita e parë zyrtare e Presidentit të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës. Unë këtu në vendin tuaj vij si kryetar i një shtetit mik, unë këtu vij me dëshirë që këtë miqësi ta thellojmë në të gjitha nivelet e mundshme. Me presidenten u pajtuam që traditën e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mes të dy kombeve dhe shteteve, shpresojmë në thellim edhe të mëtejshëm në fushën ekonomike, kulturore, politike dhe të gjithanshme. Dua të theksoj se për këto rezultate do të punojmë fuqishëm.Kjo vizitë, në një mënyrë, ballafaqohet me një dialog të suksesshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Unë dua të shpreh mendimin tim, që kjo është ndoshta një nga çështjet më pozitive, arritje impresive e mençurisë, guximit dhe vullnetit politik për zgjedhjen paqësore të çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor. Nga kjo pikëpamje, dua t’u shpreh mirënjohje udhëheqjeve të dy vendeve, po ashtu edhe popujve në të dy anët e kufirit. Unë mendoj se për Evropën në këto kohë shumë të vështira, lajmi se një problem aq madhor rregullohet me një mençuri, guxim politik dhe mirëkuptim, është një mendim pozitiv për të zgjedhur edhe probleme të tjera që janë në agjendën evropiane dhe botërore.Unë jam këtu, siç thash më parë, që t’i theksoj marrëdhëniet bilaterale mes shteteve. Nga pikëpamja politike, dua të them se këto marrëdhënie janë të shkëlqyera dhe patjetër me vizitën e Presidentes në Slloveni, shpresoj që do të vijë me një delegacion ekonomik dhe do të thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi edhe më tej. Po ashtu, mendoj se ekziston një hapësirë e madhe që të thellojmë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Sllovenia, sipas madhësisë së investimeve, është investitori i dytë në Kosovë. Unë dua t’ju them se gjatë bisedës me investitorët sllovenë në vendin tuaj, kam marrë një ndjenjë, një mesazh të fortë, se ata besojnë fuqishëm në ato që Ju zonja Presidente përmendni si perspektivën tuaj evropiane. Patjetër se në afat të gjatë do të ndodhë kështu, dhe unë jam për këtë qëllim këtu dhe investimet e tilla e kanë një domethënie strategjike. Ne dëshirojmë që këmbimi i mallrave dhe shërbimeve të është më i madh se që është tani dhe për një gjë të tillë ne do të punojmë fuqishëm të dy vendet. Në Slloveni jetojnë shumë njerëz që vinë nga vendi juaj. Ata janë shumë punëtorë, janë shtetas lojalë të Republikës së Sllovenisë. Po ashtu, me Presidenten kemi biseduar edhe për thellimin e marrëdhënieve njerëzore mes dy kombeve, ato në kulturë dhe të tjerat që kontribuojnë për një zhvillim të paparë të traditës, mirëkuptimit, miqësisë dhe aleancës mes Sllovenisë dhe Kosovës. Dua të përfundoj me një mendim tim personal. Unë për herë të parë isha në Prishtinë në fillim të viteve të 90-ta, si nënkryetar i Bordit për Politikën të Jashtme të Kuvendit të Sllovenisë. Së bashku me nikoqirët, jemi pyetur se çfarë e ardhmeje e pret kombin shqiptar në këtë pjesë të botës, në atë kohë, një hapësirë evropiane shumë e nxehtë. Pastaj e kam pasur një privilegj shumë të madh që e kam vizituar Prishtinën si kryetar i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë dhe kam mbajtur fjalim në seancën e parë plenare. Me lejen tuaj, zonja Presidente, dua t’ju kujtoj me një mendim që kam shprehur atëherë dhe tani është treguar në fotografinë më impresive. Unë atëherë kam thënë se dy kombet duhet të mësojnë që të jetojnë me rolet e ndryshuara, populli shqiptar, si populli shumicë i një shteti të ri, dhe populli serb si pakicë. Dhe prej të dyve  varet perspektiva e këtij shteti dhe po ashtu, në të ardhmen, edhe marrëdhëniet mes dy shteteve. Është një gjë shumë e rëndësishme. Në një mënyrë, siç thashë më parë, ju e keni gjetur rrugëtimin se kjo bashkëjetesë është e mundshme dhe njerëzve të rinj, siç thotë Presidentja, të të gjithë kombësive që jetojnë në shtetin tuaj, jepjani një hapësirë për të menduar pozitivisht. Ne këtë e shohim me krenari shumë të madhe dhe kjo ka të bëjë me një bashkëjetesë të kombeve më të ndryshme. Dua të shpreh mirënjohjen edhe atyre kombeve që e mbështesin një bashkëjetesë. Edhe udhëheqësja e Serbisë, siç thashë më parë, që ka pasur aq guxim të madh që, pas një periudhe aq të gjatë kohore që ka insistuar që të mos e njohë realitetin në terren dhe rreth saj, që të pranojë realitetin me përgjegjësinë më të madhe. Mendoj se drejtuesit kanë treguar guxim, një hap të madh, që kanë filluar bisedimet me juve që, hap pas hapi, gradualisht, marrëdhëniet tuaja të rregullohen dhe të normalizohen në favor të popujve. Kjo është një e arritur shumë e madhe dhe për një gjë të tillë dua t’ju uroj. Në fund, zonja Presidenten, dua të them se me një entuziazëm të njëjtë, edhe ne të dy, si Presidentë, të bashkëpunojmë që njerëzit tanë ta shohin të ardhmen me një shpresë, me një mirëbesim më të madh për veten dhe për familjet e tyre. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.