DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.

Gjenerali Buhler i përcolli Presidentes Jahjaga urimet për zgjedhjen në detyrën e re dhe theksoi gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për bashkëpunimin të mirë me Presidenten dhe me institucionet e Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga çmoi lart angazhimin e trupave të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në vend, por edhe në një varg projektesh në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Për këtë, ajo theksoi se KFOR-i gëzon një respekt të veçantë të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës. Ajo gjithashtu falënderoi gjeneralin Buhler për ndihmën që KFOR-i ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), për ndërtimin e një force moderne në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, me theks të veçantë për ndihmën e ofruar që kjo forcë të plotësojë Kapacitetet e Plota Operacionale, sa më shpejt të jetë e mundur, që hap rrugën e përcaktimit të rolit të saj të mëtutjeshëm.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.