presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Vanackere

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, takoi sot ministrin e jashtëm të Belgjikës Steven Vanackere.

Ministri Vanackere e përgëzoi presidenten për zgjedhjen e saj në krye të vendit dhe i shprehu gatishmërinë e Belgjikës për të vazhduar ndihmën për Kosovën në të gjitha fushat. Ministri belg i dha mbështetje dialogut të filluar mes Kosovës dhe Serbisë, si një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.  Ai tha se Kosova duhet të bëjë ndryshime thelbësore të brendshme dhe të ketë një qasje institucionale ndaj migrimit të paligjshëm të qytetarëve të saj në vendet e BE-së, hapa këto që do të mundësonin edhe fillimin e procesit te dialogut mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e falënderoi ministrin belg për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e ndërtimit të saj dhe kërkoi vazhdimin e ndihmës në procesin e shtimit të njohjeve ndërkombëtare, në veçanti nga 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë. Presidentja tha se hapja e procesit të dialogut për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është e një rëndësie të posaçme për vendin dhe tha se Kosova nuk mund të mbetet vendi i vetëm i izoluar në rajon. Ajo tha se marrëdhënia kontraktuale me BE-në do të mundësonte adresimin e sfidave aktuale dhe do të ndihmonte procesin e reformave në vend. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.