presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës nderon me mirënjohje Presidenten Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot një delegacion të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, të cilat e uruan Presidenten për detyrën e re dhe i dëshiruan shumë sukses në punën e saj.

Me këtë rast, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës i dha një mirënjohje Presidentes Jahjaga, për kontributin dhe përkushtimin e saj në avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare.

This site is registered on wpml.org as a development site.