DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti diplomatin britanik Denis MacShane

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim diplomatin britanik Denis MacShane. Në një bashkëbisedim miqësor zotëri MacShane e përgëzoi Presidenten për punën dhe angazhimin e saj.

Ai tha se Kosova ka shënuar përparime të dukshme dhe po dëshmohet si një vend stabil. Zotëri MacShane foli edhe për nevojën e shtimit të njohjeve të reja për Kosovën dhe përpjekjeve për t’i arritur ato. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, i shprehu mirënjohje zotit MacShane për kontributin dhënë çështjes së Kosovës, duke e konsideruar si një nga miqtë e vendit. Ajo e njoftoi se do të krijojë Grupin “Miqtë e Kosovës” pranë Presidentes, ku do të marrin pjesë figurat e shquara ndërkombëtare që do të lobojnë dhe do të punojnë për imazhin e vërtetë të Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.