DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Australisë, Michael Potts

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ambasadorin e Australisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, Michael Potts.

Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar ndihmën që Australia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës dhe mbështetjen e saj për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ajo tha se është me rëndësi pjesëmarrja dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare dhe shtimi i njohjeve të reja për vendin.  Presidentja Jahjaga tha se pavarësia e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në organizmat euroatlantike. Ambasadori Michael Potts, duke e përgëzuar Presidenten për zgjedhjen e saj në krye të vendit, tha se Australia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset integruese dhe në veçanti në procesin e njohjes së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë.  Ai tha se vendi i tij e mbështet anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato financiare. Ambasadori Potts tha se Australia insiston që të vazhdojë procesi i zgjerimit të BE-së.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.