presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Peter Blomeyer, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Blomeyer për detyrën e re, duke vlerësuar se emërimi i tij është bërë në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën, pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, të cilën e cilësoi sukses të përbashkët të Kosovës dhe miqve të saj ndërkombëtarë. Presidentja theksoi se Gjermania është ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë. Ajo e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, e bindur se niveli i këtillë i bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në rrugën e Kosovës drejt integrimit në strukturat euroatlantike. Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Peter Blomeyer shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon dhe pritet të kalojë Kosova gjatë rrugës së sajë drejt integrimit në BE dhe NATO.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.