DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, zonjën Kivilcim Kiliç, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Ajo e çmoi lart mbështetjen që Turqia i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, zonja Kivilcim Kiliç shprehu përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës. Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare, në fushën e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik  dhe respektimin e  të drejtave të njeriut, me theks në të drejtat e grave dhe të fëmijëve.Ambasadorja Kiliç tha se Turqia është e angazhuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.