Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në hapjen e Seminarit Ndërkombëtarë të XXXIV-të, për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që u mbajt në Fakultetin e Filologjisë, në Prishtinë.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi si dhe studiues të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 dhe gjatë gjithë viteve të punës në vazhdimësi kanë kontribuuar një numër i madh i albanologëve jo vetëm nga Kosova e Shqipëria por edhe nga vendet e tjera të botës. Punimet e seminarit, këtë vit zhvillohen, nga 17 deri më 28 gusht 2015, në Prishtinë