presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në mbledhjen komemorative për akademik Esat Stavilecin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në mbledhjen komemorative për akademik Esat Stavilecin, e cila u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës si dhe bëri homazhe në nderim të figurës së akademik Stavilecit.

Të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, përfaqësues të jetës politike dhe akademike si dhe familjarë e miq të akademik Esat Stavilecit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.