presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga ngushëlloi familjen Mekuli

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Mekuli me rastin e vdekjes së gjinekologes dhe humanistes së njohur, Prof.dr. Sehadete Mekuli.

Në telegram thuhet:E nderuara familja Mekuli, me pikëllim dhe keqardhje e pranova lajmin se mbrëmë është ndarë nga jeta  Prof. dr. Sehadete Mekuli, mjekja e parë  shqiptare, profesoreshë në  Fakultetin e Mjekësisë qysh prej themelimit të tij dhe njëra ndër humanistët e shquara shqiptare. Prof. dr. Sehadete Mekuli do të mbahet mend për punën e saj të palodhshme dhe kontributin e  çmuar që e ka dhënë si gjinekologe, humaniste por edhe si edukatore e brezave të tërë të studentëve në Fakultetin e  Mjekësisë në Universitetin e  Prishtinës. Emri dhe veprat e  Prof. dr. Sehadete Mekulit, do të kujtohen me respekt të thellë nga gjenerate të tëra si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Në emër të qytetarëve të Kosovës dhe në emrin tim, ju lutëm pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje tuajën familjare, e që është humbje për të gjithë ne. Me respekt,Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.