presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, të cilin e udhëhiqte kryetari i kësaj Gjykate, zotëri Xhezair Zaganjori.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe atyre në Republikën e Shqipërisë.Ajo e çmoi bashkëpunimin dhe vlerësoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në dobi të forcimit të shtetit ligjor në kuadër të synimeve të të dyja vendeve, dhe në përgjithësi të rajonit të Evropës Juglindore, për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, zotëri Xhezair Zaganjori, e vlerësoi bashkëpunimin që kanë ndërmjet vete gjykatat e të dyja vendeve dhe theksoi rëndësinë e rolit të gjykatave në garantimin e funksionimit ligjor të shtetit. Ai i vlerësoi të arriturat e Republikës së Kosovës në aspektin ligjor dhe atë institucional. Zotëri Zaganjori theksoi se rëndësinë e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve me qëllim të forcimit të institucioneve të drejtësisë në shoqëri.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.