DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Hondurasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit presidencial të Presidentit të Republikës së Hondurasit, zotëri Juan Orlando Fernandez Alvarado.

Në ceremoninë e inaugurimit Presidencial, në kryeqytetin Tegucigalpa, morën pjesë presidentë dhe udhëheqës të shteteve të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe Jugore.Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit në Honduras, gjatë ditës së djeshme, u takua me presidentin e zgjedhur Juan Orlando Fernandez Alvarado, kurse gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me Presidentin e Panamasë dhe ministrin e jashtëm të El Salvador.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.