DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti rektorin dhe dekanët e universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin dhe dekanët e universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit, të cilët i ka falënderuar për punën që po bëjnë në emancipimin dhe krijimin e kuadrove të reja në këtë rajon të Kosovës.

“Që nga themelimi ju keni pasur mbështetjen time. Roli i Universitetit të Gjilanit është përcaktues në edukimin dhe krijimin e kuadrove në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë. I vlerësojmë lart përparimet që keni bërë”, ka thënë presidenti Thaçi.Në anën tjetër, rektori i universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi, ka treguar se tashmë stafi akademik është duke u plotësuar, derisa numri i studentëve është rreth 5 mijë.“Studentë nga universiteti i Prishtinës dhe rajonit po kthehen në Gjilan, gjë që tregon për cilësinë në rritje”, ka thënë ai.Në këtë takim të presidentit Thaçi me rektorin dhe dekanët e Universitetit të Gjilanit u diskutua edhe për nevojën e krijimit të një hapësire më të madhe për universitetin, e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.