presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi kërkon angazhim më të madh nga njerëzit e shkencës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen e Javës së Shkencës 2016, e cila do të zgjas deri më 12 maj.

Në hapjen e saj, presidenti Thaçi ka thënë se kjo javë e shkencës po organizohet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për shoqërinë tonë, kur Kosova mori edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave.“Nga kjo javë, ndjehemi dhe jemi evropianë në kuptimin e plotë edhe zyrtar”, tha presidenti Thaçi.Duke iu drejtuar stafit akademik dhe shkencëtarëve të rinj, presidenti Thaçi tha se ajo çka sot kërkon shoqëria kosovare nga ju është që të përcaktoni qartë dhe të trasoni rrugën, se ku do të jetë Kosova, ku do të jetë shteti ynë dhe shoqëria e Kosovës pas 20-30 vitesh.“Nuk mjafton vetëm të nxjerrim studentë të diplomuar. Por, të japim orientimin se ku do të jetë shteti ynë, ku do të jenë institucionet tona, ku do të jetë shoqëria jonë pas 30 vitesh”, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se edhe para 20 vitesh kishim hyrë në projekte gati të parealizueshme, por deri më tash janë realizuar të gjitha.Ai theksoi se i riu kosovar tash nuk do të jetë më i izoluar, por do të jetojë në një hapësirë dhe një standard sikur të gjithë evropianët e tjerë.“Nuk mjafton vetëm të ecet me trendet rajonale. Duhet të lëvizim më shpejt, më mirë dhe në mënyrë më cilësore se të tjerët”, tha presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi shprehu besimin e tij se bashkërisht me njerëzit e shkencës kosovare, sot kur dija ka tejkaluar kufijtë, bota e re e teknologjisë informative mund të bëhet më e mirë edhe për qytetarin kosovar, që për një periudhë shumë të shkurtër kohore, të ketë lakmi të jetojë në vendin e vet dhe të ndihet krenar.“Nuk janë politikanët ata që duhet t’u japin përgjigje dukurive të ndryshme shkencore, me të cilat ballafaqohen në realitet edhe qytetarët. Ju jeni ata që duhet t’i jepni përgjigje. Ju duhet të na ndihmoni neve”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova ka nevojë për një shkencë në mbështetje të ekonomisë, shëndetësisë, teknologjisë informative dhe ambientit.Presidenti Thaçi tha se me liberalizimin e vizave, treg evropian është edhe tregu kosovar, por edhe tregu kosovar duhet të jetë treg evropian, prandaj edhe shkenca duhet të ketë një ndërlidhje më të mirë me tregun e punës.“Ne jemi Evropë, nuk jemi më vend i izoluar. Kemi identitetin tonë dhe duhet të jetojmë me vizionin tonë, por natyrisht në kuadër të rrjedhave globale. Dhe që të ecim me rrjedhën globale, ne duhet të lëvizim më shpejt”, tha ai.Para stafit akademik dhe njerëzve të shkencës, presidenti Thaçi foli edhe për një mori problematikash sektoriale, të cilat përbëjnë shqetësime jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe popujt në nivel global, përgjigjet për të cilat më së miri mund t’i japin njerëzit e shkencës.Seancat plenare të Javës së Shkencës në Kosovë po mbahen në kompleksin qeveritar, kurse seancat tematike në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.