DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu vazhdoi konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale

11 qershor. – Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu vazhdoi sot konsultimetme përfaqësuesit e partive politiketë certifikuara për datën e zgjedhjeve lokale.Duke folur pas takimit, Presidenti ështëshprehur se kjo frymë e mirë e debateveduhet të jetë frymë që do të përcjell edhe procesete tjera përgatitëse të zgjedhjeve.

“Unë do t’i përmbahem kornizës ligjore që është shumë e qartë se kur mund të shpallen zgjedhjet dhe sa ato do të jenë të përputhshme apo në akordancë me çështjen e mandateve të organeve të pushtetit lokal, pra mandateve të kuvendeve komunale”, theksoi Presidenti.Gjithashtu, Presidenti theksoi se në fillim të javës së ardhshme do të marrë vendimin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.“Në fillimin e javës, në ditët e para unë, do të marr një vendim,. Këtë e kam bërë një premtim edhe para përfaqësuesve të partive politike. Mund t’ ju informoj se në kuadër të konsultave unë kam takuar të gjithë përfaqësuesite partive veç e veç, pas konsultës së parë të përbashkët, po ashtu kam takuarpërfaqësuesit e KQZ-së, shefen e Komisionit dhe të Sekretariatit, kam takuarambasadorin e OSBE-së, si dhe përfaqësuesin e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe natyrisht se mund të jenë të nevojshme edhe pak konsulta për procesin në mënyrë që të shohim lëndën në mënyrën më të mirë të mundshme për të marr vendim”, tha Presidenti.

This site is registered on wpml.org as a development site.