11 qershor. – Presidenti i Republikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu dhe kryetari i komunëssë Prishtinës, dr.Isa Mustafa, kanë vizituarsot objektin e ri të Komunës sëPrishtinës, i cili është ndërtuar në lagjen“Arbëria” të kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa e informoi Presidentin Sejdiu për dinamikën e ngritjes dhe të zgjerimin të kapaciteteve të komunës për të pasur shërbime sa më cilësore për qytetarët, ndërsa Presidenti Sejdiu e çmoi punën që është bërë për zgjerimin e hapësirave të punës për punonjësit e komunës së Prishtinës. “Dëshiroj të çmoj punën e madhe që është bërë për zgjerimin e kapaciteteve të punës për punonjësit e komunës së Prishtinës, që do të jetë gjithmonë mefokus themelor që të krijohen kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët, përshërbime për ta dhe mendoj në të njëjtën kohë se do të mbahet kjo dinamikë e premtuar e inaugurimit të këtij objekti sikur që e them se do të jetë edhe njëmodel i mirë edhe për komunat e tjera të Kosovës”, theksoi Presidenti.Gjithashtu, Presidenti ka thënë se është kohë e shtimit të të gjitha potencialevedhe energjive për të pasur punë sa më të efektshme për qytetarët e Kosovës.Duke folur për rolin specifik që ka Komuna e Prishtinës si kryeqytet i vendit,Presidenti Sejdiu ka thënë se bashkëpunimi me qytetarët dhe partnerëte rëndësishëm nga kryeqytetet e vendeve të tjera të rajonit, vendeve tëBE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të jetë i veçantë.