DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu përuroi repartet e Pediatrisë dhe Tomografisë së kompjuterizuar

12 qershor. – Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Ministri iShëndetësisë Alush Gashi morën pjesë nëinaugurimin solemn të Pediatrisë dheTomografisë së kompjuterizuar brendaspitalit regjional të Gjilanit të realizuarame investime të Ministrisë sëShëndetësisë.

Më poshtë po e japim fjalën e Presidentit Sejdiu mbajtur para strukturavekomunale dhe personelit të kësaj qendre shëndetësore.Z. drejtor,Z. ministër Gashi,I nderuar kryetari i Komunës,Të nderuar të pranishëm të dashur mjekë infermierë personel të qendrës spitalore të rajonit të Gjilanit Është nderë për mua sot që jam me jukëtë ditë në realizimin e dy projekteve të mëdha që është pjesë e përkushtimit të institucioneve të Republikës dhe them se është edhe pjesë e pritjes reale të qytetarëve të Republikës dhe në këtë rast edhe qytetarëve të kësaj ane të Kosovës. Është përmbushje e një projekti në një ditë po ashtu të peshës së veçantë në ditën e çlirimit të Kosovës, ditën kur konsiderojmë se është arritur projekti më i madh nacional i qytetarëve të Kosovës në lirinë dhe pavarësinë e vendit, që ka qenë pjesë e sakrificës së madhe të brezave të shumtë, po edhe të njerëzve të cilët janë marrë me shëndetin e qytetarëve të cilëtkanë qenë pjesë e rezistencës në ditët më të vështira që ka pas Kosova, por në të njëjtën kohë edhe realizim si mbështetje e madhe ndërkombëtare që është dhënë, krahas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë proceseve të mëhershme dhe të aleatëve të Kosovës, të NATO-së, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian poredhe të vendeve tjera.Kemi hyrë në një epokë të re, në atë që gjithmonë kemi thënë se Kosova është e gatshme dhe mezi pret ta dëshmojë veten si vend i qëndrueshëm,si vend i perspektivës për të gjithë qytetarët, si vend i realizimitdhe plotësimit të standardeve më të mira jetësore, si vend që do tëaspirojë shumë shpejtë lëvizjen e proceseve integruese drejtë B a s h k i m i t Evropian dhe NATO-së. Dhe tëgjitha këto ne i kemi arritur për një vit e gjysmë, tash do të kemi edhe kremten e hyrjes ne fuqi të Kushtetutës të Republikës që t’i dëshmojmë në praktikë.Nuk është e lehtë dhe e themi me plotë gojën dhe me arsye, për arsye se kemi pasur një trashëgimi të vështirë nga rrënimet e mëdha që i janë bërë qenies së Kosovës, në njerëz, në objekte infrastrukture, në potenciale ekonomike dhe gjithçka që ka pasur erën dhe ngjyrën e asaj që mund të mbajë mbijetesën e një populli. Kemi kapërcyer këtë periudhë, sot jemi pikërisht në këtë fazë të zhvillimit në të gjitha fushat, në ndërtimin e spitaleve të reja, të ambulancave të rrjetit të mjekësisë familjare, të ndërtimit të të gjitha potencialeve të tjera për studime dhe kualifikime kualitative dhe për specializime të shumta. Natyrisht paralel në ndërtimin e infrastrukturës më të mirë ligjore për një vend, flas edhe në fushën e shëndetësisë por edhe në fushat e tjera.Ju keni krahasime sepse jeni njerëz që keni kapërcyer një pjesë të rëndësishme te shekullit tuaj të punës për shumë periudha dhe peripeci që keni përjetuar, dhe e dini se çka është mirë dhe çka është keq për një popull dhe e dini se çka është mirë për një shëndetësi të një populli dhe çkaështë keq. E dini se cilat janë përvojat e liga që mund të jenë prezente dhe cilatjanë të mira, unë them se padrejtësisht deri tash mjekësia në Kosovë nuk është trajtuar në nivelin më të lartë të mundshëm dhe jam me ju në kuptimin eshqetësimeve të përgjithshme, për të pas një trajtim institucional dhe mbështetje të rëndësishme kontinuele dhe jo vetëm mjekësia, por edhe ndonjë fushë tjetër. Nganjëherë thuhet me bindje, them jo të studiuar mirë, se shëndetësia nuk është fushë e politikës, është fushë tepër e thellë e politikës dhe ne e quajmë politika e shëndetësisë, sepse bie në kontekstin e politikës së përgjithshme të një vendi. Ju i dini më mirë formulat se “një popull i shëndoshë mund ta ketë një mendje të shëndoshë”, “Një njeri i shëndoshë mund ta ketë një mendje të shëndoshë, apo “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”, dhe këto arrihen nëse në trajtimet elementare që janë në realizim të mirë në këtë kohë do të jetë e realizuar ajo pjesë e projektit po them edhe nacional.Ne kemi shkuar në struktura paralele dhe ligji e mundëson, edhe mjekësinë apo shëndetin publik por edhe pjesën e ordinancave private apo të klinikave private dhe e dini se ka pasur edhe përplasje të formave të ndryshme dhe them nganjëherë padrejtë edhe politika të formave të ndryshme që kanë pas karakterin e trajtimeve separate për interesa të grupimeve politike të një forme a një forme tjetër.Unë thërras këtu dhe mendoj se vetmja politikë e drejtë shtetërore është ajo që duhet të udhëheqin institucionet e Republikës së Kosovës dhe se qytetarët e Kosovës janë partneri më i rëndësishëm në realizimin e tyre. S’mund të kemi shëndet të mirë dhe nuk mund të kemi realizim të mirë të një politike shtetërore nëse bëjmë partikularizma, s’mund të kemi shëndet të mirë nëse konkurrenca që është e lejueshme do të jetë konkurrencë lokale e drejtë dhe konkurrencë e kualitetit, s’mund të kemi shëndet të mirë nëse mundohemi pas shpine t’ia prishim punët njëri tjetrit.S’mund të kemi shëndet të mirë nëse i bllokojmë projektet të cilat në një formë a formë tjetër, nganjëherë ndeshen në pengesa të paarsyeshme. S’mund të kemi shëndet të mirë nëse ju nesër këtë tomografi të kompjuterizuar dhe këtë teknologji që keni ta shfrytëzoni dhe të mos i mungojë asnjë bulon për hatër të dikujt tjetër që mund ta ketë në klinikënprivate, le ta ketë edhe ai po le ta ketë edhe ky.Jeni të gjithë njerëz që keni treguar gatishmëritë më të mëdha dhe profesionalizëm të mirë që ai njeri që vjen këtu, dhashtë Zoti që të ketë sa më pak, të trajtohet si duhet. Është shumë me rëndësi që të kemi një preventivë dhe shëndeti i qytetarit të Kosovës të mos cenohet.

This site is registered on wpml.org as a development site.