DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi shefen e zyrës finlandeze në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, takoi sot shefen e zyrës së Finlandës në Prishtinë, Znj. Kristina Haikio.

Znj. Haikio uroi Presidentin në emër të shtetit që përfaqëson për rizgjedhjen në postin e tij dhe i uroi suksese në punë institucioneve të reja.

Duke folur për procesin e statusit të Kosovës, Presidenti Sejdiu tha se tashmë ka përfunduar procesi i negociatave, i cili, ashtu siç është pritur, nuk solli ndonjë rezultat, dhe kanë mbetur shumë pak ditë deri në marrjen e vendimit për statusin e Kosovës nga ana e Kuvendit.

“Ne do të koordinojmë hapat tonë dhe të gjitha vendimet me miqtë tanë, pra me shtetet që e mbështesin Kosovën dhe pavarësinë e saj, dhe ndër ta do të jetë edhe Finlanda si shtet që e ka ndihmuar Kosovën tani një kohë të gjatë”, theksoi Presidenti.

Ai përsëriti qëndrimin se pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe tha se Kosova synon të jetë faktor stabiliteti, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. “Rruga që kemi zgjedhur është ajo drejt Evropës” pohoi ai, duke shtuar se Kosova i ka shumë të qarta objektivat e saj për integrime në komunitetin euro-atlantik si shtet i pavarur dhe sovran, dhe nuk do të pranojë të mbetet peng i atyre që dëshirojnë ta bllokojnë këtë proces.  

This site is registered on wpml.org as a development site.