presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Maqedonisë, z.Branko Crvenkovski uroi Presidentin Sejdiu

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e rizgjedhjes së tij President i Kosovës, mori telegram urimi nga Presidenti i Maqedonisë z. Branko Crvenkovski.

Në këtë telegram ndër të tjera thuhet: “Duke pasur parasysh momentin nëpër të cilin po kalon Kosova dhe i gjithë rajoni në përgjithësi, shfrytëzoj edhe këtë rast që të shpreh kënaqësinë time nga takimi jonë i mëhershëm dhe përkushtimi jonë për bashkëpunim midis nesh”.Çështja e statusit të Kosovës është një çështje e madhe dhe e fundit e hapur në gjithë regjionin tonë e cila me të drejtë tërheq vëmendjen jo vetëm të fqinjëve por edhe të bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi, duke shpresuar se ky proces do të zhvillohet me rrjedhën e vet duke rezultuar me stabilitet të përhershëm dhe siguri si parakusht i veçantë për prosperitetin e përgjithshëm të regjionit tonë, thuhet në telegramin e z. Crvenkovski.

This site is registered on wpml.org as a development site.