DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Shefi i diplomacisë gjermane, Steinmeier, uroi Presidentin Sejdiu

Presidenti i Kosovws, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë një telegram urimi me rastin e rizgjedhjes në postin e njeriut të parë të vendit, nga ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier.

Në këtë telegram, të cilin Presidentit Sejdiu ia përcolli shefi i Zyrës Gjermane në Kosovë, z. Karl-Albrecht Wokalek, shefi i diplomacisë gjermane, Steinmeier, ndër të tjera, shkruan: “Jam i sigurt se do të ndërtoni një Kosovë demokratike të mbështetur në parimet e shtetit juridik, ku të gjithë qytetarët e saj do të mund të jetojnë në paqe dhe siguri”.Ndërkaq, në takimin me z. Wokalek, Presidenti Sejdiu ritheksoi nevojën e zgjidhjes së shpejtë të statusit politik të Kosovës.“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një Kosovë demokratike me përkushtim të veçantë në rendin ligjor dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve, të shumicës e të pakicës. Prandaj, zgjidhja e statusit do të hapte perspektivn e zhvillimit për të gjithë qytetarët e saj”, tha Presidenti Sejdiu.Shefi i Zyrës së Gjermanisë në Prishtinë, z. Karl-Albrecht Wokalek, rikonfirmoi përkushtimin e plotë të shtetit të tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës, duke pohuar se Gjermania e mbështet plotësisht propozimin e Presidentit Ahtisari, ndaj angazhohet për implementimin e tërësishëm të tij.  

This site is registered on wpml.org as a development site.