DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI SEJDIU: DITA E PRESIDENTIT NDERON DEMOKRACINË DHE SHTETIN TONË

Sot festojmë 24 majin ? Ditën e Presidentit të Kosovës. Kjo është festë e re, sepse e re është edhe demokracia jonë.
Para 14 vjetësh, më 24 maj 1992, u mbajtën zgjedhjet e para presideciale e parlamentare në Republikën e Kosovës, të cilën e ndërtuam me sakrifica e disiplinë institucionale për t?i shërbyer popullit të Kosovës në kundërshtim të hapur ndaj dominimit të huaj.

24 maji u shpall Ditë e Presidentit nga Presidenti Ibrahim Rugova, udhëheqësi ynë historik, kryetari i parë i Kosovës i zgjedhur në rrugë demokratike më 24 maj 1992. Ne kujtojmë me pietet e dashuri Presidentin Rugova, i cili jetoi për të festuar vetëm një herë Ditën e Presidentit. Ai shkoi në përjetësi në janar të këtij viti. Na la trashëgiminë e pasur që e nderojmë ne sot.Kosova do të ketë shumë presidentë. Mua më ka rënë fati të jem i dyti. Mirëpo, kjo ditë do të na sjellë në mendje gjithëherë Ibrahim Rugovën, i cili me urtësinë dhe vizionin e vet mbolli dalëngadalë kulturën shtetërore ndër ne, në kohën kur për shumëkë, sidomos për njerëzit me rreze më të shkurtër shikimi, shteti dukej perspektivë e largët. Ka triumfuar përherë idealizmi i Rugovës për demokraci e shtet karshi realizmit të atyre që e kritikonin pse ai fliste për shtet, për Republikë, kur nuk e kishim. Ai fliste për të, sepse duhej bërë. Unë dhe kolegët e mi që kemi qenë pjesë e organizimeve për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës në vitet 90, nderojmë 24 majin si ditën kur u nisëm rrugës që na solli këtu, në Kosovën e lirë, me ndërtim të institucioneve dhe sakrificat e luftës çlirimtare të viteve 90, dhe të ndërtimit institucional të Kosovës së pasluftës. Disa prej kolegëve tanë të atyre kohëve nuk janë më në mesin tonë, sepse u bënë martirë të lirisë së Kosovës.Dita e Presidentit do të shënojë përherë lidhjen e ngushtë që ndërtuam që nga 24 maji i vitit 1992 në mes të popullit, zgjedhësve, dhe institucioneve përfaqësuese të Kosovës. Presidenti i KosovësFatmir Sejdiu

This site is registered on wpml.org as a development site.