presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Obama uron Presidenten Jahjaga për festën e Bajramit të Madh

Me rastin e Festës së Bajramit të Madh, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barack Obama, i ka dërguar telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.

Në vijim po e sjellim të plotë telegramin e Presidentit Obama.  E nderuara zonja Presidente, Ramazani ishte muaji gjatë të cilit familjet dhe komuniteti u bashkuan në devotshmëri, në përkushtim dhe lutje. Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh juve dhe qytetarëve të Kosovës dëshirat më të mira për Festën e Bajramit të Madh. Mbaj shpresë se muaji i shenjtë i Ramazanit ju ka dhënë rastin të reflektoni dhe të ndani begatitë me familjet dhe më të dashurit. Juve dhe popullit tuaj ju dëshiroj paqe, shëndet dhe prosperitet në të ardhmen. Me fat Bajrami. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.