Presidenti Sejdiu mbështet Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës

Prishtinë, 31 janar 2008 – Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu pati një takim me kryetarin e ri të Bordit Drejtues të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, z. Gazmend Luboteni, dhe me drejtorin Menaxhues, z. Michel Svetchine.
Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti Monsenior Sandro Shaboletan, përfaqësuesi i Shën Egjidios nga Terni i Italisë

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti sot Monsenior Sandro Shaboletan, përfaqësuesi i Shën Egjidios nga Terni i Italisë dhe qytetar nderi i Ferizajt si dhe Drejtorin Gjeneral të CARITAS-it për Kosovë Don Viktor Sopin.
Presidenti Sejdiu takoi përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve

“Jemi në kohët e fundit të pritjes së madhe të popullit të Kosovës dhe shumë shpejt vendi ynë do ta ketë edhe bekimin ndërkombëtar dhe do të krijohen mundësi për bashkëpunim më të mirë në të gjitha sferat, në veçanti në fushën e arsimit”, tha Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve, të udhëhequr nga kryetari i këtij parlamenti, Gëzim Qerimi.
Presidenti Sejdiu priti kryetarin e Akademisë së Shkencave të Austrisë, prof. dr. Peter Schuster

Prishtinë, 29 janar 2008 – “Kosova i është mirënjohëse Austrisë për angazhimin e përhershëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Presidenti Fatmir Sejdiu gjatë një takimi me një delegacion të Akademisë së Shkencave të Austrisë, të cilit i printe prof. dr. Peter Schuster, kryetar i saj dhe kryesues i Seksionit të Matematikës dhe të Shkencave të Natyrës, i cili shoqërohej nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve i Kosovës, prof. dr. Rexhep Ismajli.
Sejdiu: Kosova – vend i pavarur i të gjithë qytetarëve të saj të lirë

“Kosova e pavarur do të jetë vend i të gjithë qytetarëve të saj të lirë”, tha Presidenti Sejdiu gjatë një takimi me z. Nils Ragnar Kamsavag, zëvëndësdrejtor i përgjithshëm dhe udhëheqës i Seksionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
Presidenti Sejdiu takoi shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, z. Vojko Volk

Prishtinë, 29 janar 2008 – Presidenti Sejdiu priti shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, z. Vojko Volk.
Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik

Prishtinë, 24 janar 2008 – Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti në një takim drejtuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në krye me drejtorin Naser Ramadani.
Presidenti Sejdiu emëroi dy këshilltarë të rinj

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, emëroi sot dy këshilltarë të rinj. Dr. Ibrahim Berisha u emërua Këshilltar i lartë politik për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, kurse mr. sc. Shqipe Mjekiqi Këshilltare politike për Integrime Evropiane.
Presidenti Sejdiu priti rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr. Enver Hasanin

“Kosova është para vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e saj dhe nevojiten edhe pak ditë, për disa konsulta përfundimtare me vendet mike, që e përkrahin pavarësinë e vendit tonë sipas planit të Ahtisarit, përpara se Parlamenti i Kosovës ta rideklarojë vullnetin politik të qytetarëve dhe të institucioneve tona për pavarësi”, tha Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi me rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr. Enver Hasanin, dhe me bashkëpunëtorët e tij.
BBC: SEJDIU: PAVARËSIA BRENDA DISA DITËSH

Unë mund të them po se një kornizë është e përafërt, e saktësuar. Kanë mbetur edhe disa prej konsultave apo edhe përgatitjeve të nevojshme që duhet të bëhen dhe këto duhet t’i bëjmë.BBC: Zoti president ka pasur ditëve të fundit shumë fjalë se mund të ndodhë, por ka pasur shumë kërkesa nga disa nga faktorët ndërkombëtarë se pavarësia e Kosovës duhet të kryhet pikërisht një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, pasi të kryhet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.