Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe begati në çdo familje. Kjo festë shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit. Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh. Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë. Gëzuar dhe me fat Kurban Bajramin!
Fjalimi i Presidentes Osmani në aktivitetin e organizuar nga Ambasada sllovene në Kosovë për nder të Ditës Kombëtare të Sllovenisë
Presidentja: Koncerti “Kanga jonë 2025 – Të fala nga Prishtina”, një natë e paharrueshme dhe përmbyllëm me dinjitet Forumin Ndërkombëtar WPS

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohjen thellë për të gjithë artistët dhe organizatorët e koncertit “Kanga jonë 2025 – Të fala nga Prishtina”. Presidentja Osmani ka shkruar: Mirënjohje të thellë për të gjithë artistët dhe organizatorët që e bënë koncertin “Kanga jonë 2025 – Të fala nga Prishtina”, një natë të paharrueshme dhe përmbyllëm me dinjitet Forumin Ndërkombëtar WPS. Një mbrëmje e veçantë, kushtuar muzikës dhe kulturës sonë, në nderim të 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, nën tingujt e këngëve të Musa Piperkut, artistit që me veprat e tij të paharrueshme pasuroi jetën tonë dhe dha një kontribut të pashlyeshëm për muzikën shqipe. Pata nderin t’ia ndaj Medaljen Presidenciale të Meritave, post mortem, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë, Vilmārs Heniņš

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Letonisë për Republikën e Kosovës, z. Vilmārs Heniņš. Gjatë ceremonisë së pranimit, Presidentja Osmani shprehu mirëseardhjen për ambasadorin Heniņš dhe vlerësoi lart marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Letonisë. Sipas Presidentes Osmani, Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës që ka përkrahur jo vetëm shtetndërtimin tonë, por edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Presidentja shprehu falënderime të sinqerta për përkrahjen e vazhdueshme të Letonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se ky partneritet do të vazhdojë të thellohet në fusha me interes të përbashkët.
Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të një grupi të organizatave joqeveritare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të një grupi organizatash joqeveritare aktive në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbikëqyrjes institucionale. Në fokus të këtij takimi ishte moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe ndikimi që kjo situatë ka në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e qytetarëve. Sipas Presidentes Osmani vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton jo vetëm kredibilitetin e institucioneve, por edhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike. Në këtë drejtim, Presidentja ripërsëriti përkushtimin e saj për të garantuar funksionalitet institucional dhe për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit.
Presidentja Osmani: Siguria e fëmijëve është themeli i së ardhmes sonë

Presidentja e Reoublikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se siguria e fëmijëve është themeli i së ardhmes sonë dhe i përpjekjeve tona të përditshme. Presidentja Osmani ka shkruar: Siguria e fëmijëve është themeli i së ardhmes sonë dhe i përpjekjeve tona të përditshme. Prandaj, nuk mund të kishte një përmbyllje më kuptimplotë për një Forum Ndërkombëtar që kishte në qendër mbrojtjen e të drejtave të tyre, sesa ajo me pjesëmarrjen e vetë fëmijëve. Të talentuar, të shkathët, të lirë, të jashtëzakonshëm. Faleminderit Alketa Vejsiut dhe ekipit të saj për këtë moment kaq të përzemërt dhe frymëzues.
Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hargreaves theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët, si mbrojtja, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si garanci për paqen dhe stabilitetin në vend dhe në rajon. Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e institucioneve demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një partner strategjik.
Presidentja Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho, e cila më 8 qershor do të mbajë një koncert në Kosovë. Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Jahos në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare. Ajo theksoi se prania e Jahos në Kosovë është nder dhe inspirim për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë që ndjekin ëndrrat në fushën e muzikës. Sipas Presidentes Osmani, arti është nga format më të fuqishme të përfaqësimit të identitetit dhe dinjitetit të një shteti në arenën ndërkombëtare. Ajo theksoi se përmes figurave si Ermonela Jaho, bota mëson për vlerat, shpirtin dhe historinë tonë.
Presidentja Osmani takoi ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Holandës, znj. Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, z. Jonas Westerlund. Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme. Presidentja i falënderoi per përkrahjen e tyre në rrugëtimin tonë euroatlantik.
Prononcimi i Presidentes Osmani para mediave gjatë ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”