Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Letonisë për Republikën e Kosovës, z. Vilmārs Heniņš.
Gjatë ceremonisë së pranimit, Presidentja Osmani shprehu mirëseardhjen për ambasadorin Heniņš dhe vlerësoi lart marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Letonisë.
Sipas Presidentes Osmani, Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës që ka përkrahur jo vetëm shtetndërtimin tonë, por edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Presidentja shprehu falënderime të sinqerta për përkrahjen e vazhdueshme të Letonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se ky partneritet do të vazhdojë të thellohet në fusha me interes të përbashkët.





