UD i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi vazhdoi takimet me përfaqësuesit e partive politike

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua sot me Presidentin e AKR-së Behgjet Pacolli, me kryetarin e Partisë Liberale Serbe Sllobodan Petroviç si dhe me z. Mahir Jagxhilar.
Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Andy Sparks

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë Andy Sparks.
Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi priti drejtues të partive parlamentare

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot tre drejtues të partive parlamentare, zotërinjtë: Blerim Shala (AAK), Ibrahim Gashi (AKR) dhe Nexhat Daci (LDD), me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në vend.
Presidenti Sejdiu dorëzoi detyrën

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dorëzoi sot paradite detyrën kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili sipas Kushtetutës ushtron detyrën e Presidentit të vendit, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Deklaratë e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës: Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Që nga 10 shkurti i vitit 2006, si President i Republikës së Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve të saj, kam ushtruar këtë funksion me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe ndërgjegje të pastër, gjithnjë duke pasur si udhërrëfyes themelor interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 27 shtator 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 27 shtator 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i drejtohet opinionit në një konferencë për media. Dita: E hënë, 27 shtator 2010Koha: 14:30Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101
Deklaratë e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu
Presidenti Sejdiu u kthye nga vizita në Nju-Jork

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u kthye sot nga vizita në Nju-Jork, kur për një javë zhvilloi takime me udhëheqës të shteteve nga dhjetëra shtete, të cilët qëndruan në SHBA, në kohën e zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
25 shtator

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu do të kthehet nga Nju-Jorku. Me të arritur, ai do të mbajë një konferencë me gazetarë. Dita: e shtunë, 25 shtator 2010 Ora: 12:30 Vendi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës
Delegacioni i Kosovës vazhdoi takimet në Nju-Jork

Nju-Jork, 24 shtator 2010. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni kanë zhvilluar edhe gjatë ditës së sotme një varg takimesh në Nju-Jork.