Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë Andy Sparks.
Zoti Krasniqi e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë dhe do të vazhdojë t’i japë Republikës së Kosovës. Ndërkaq, ambasadori Sparks e siguroi ushtruesin e detyrës së Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, për vazhdimin e kësaj mbështetjeje në të gjitha fushat.