Presidentja Jahjaga po vazhdon vizitën në Britani të Madhe

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot me kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Britanisë së Madhe, baroneshën D’Souza si dhe me kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe, zotëri John Bercow. Në takime, Presidentja ishte e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, zotëri Lirim Grajcevci.
Presidentja Jahjaga u takua me sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me të arritur në Londër u takua me sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, zotëri William Hague, me të cilin bisedoi për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe për procesin e integrimeve evropiane për Kosovën dhe rajonin.
Presidentja Jahjaga pranoi draft Strategjinë Kombëtare për Integrim Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj Atifete Jahjaga priti në takim Ministren për Integrim Evropian, znj. Vlora Çitaku dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, z. Lutfi Haziri, të cilët si bashkëkryesues të Task Forcës për Integrim Evropian zyrtarisht i dorëzuan Presidentes draftin e Strategjisë së parë Kombëtare për Integrim Evropian “Kosova 2020: Një qasje gjithëpërfshirëse.”
Fjala e Presidentes Jahjaga në festimin e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth

Është nder i veçantë të mblidhemi në Republikën e Kosovës për të festuar ditëlindjen e Shkëlqesisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth.

Fjala e Presidentes Jahjaga në lansimin e platformës për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Më lejoni që fillimisht të falënderoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, që po përkujdesen që zëri dhe nevojat e grave viktima të dhunës së drejtpërdrejtë në luftën e fundit në Kosovë të mos heshten.

Presidentja Atifete Jahjaga priti Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Komisioneren e Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, zonjën Navi Pillay.
Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga kryetarja e Parlamentit Kombëtar të Austrisë, Barbara Prammer

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Vjenë nga kryetarja e Parlamentit Kombëtar të Austrisë, zonja Barbara Prammer, me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Parlamentin e Austrisë.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, po qëndron në vizitë shtetërore në Republikën e Austrisë, me ftesë të Presidentit të Austrisë, dr. Heinz Fischer. Ajo u prit me ceremonitë më të larta shtetërore dhe sot pati takime me Presidentin Fischer dhe me kryetaren e Parlamentit të Republikës së Austrisë, Barbara Prammer.