Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Zvicrës

Prishtinë, 29 shtator 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.
Presidenti Thaçi: FSK-ja, tregues i karakterit të shtetit dhe shoqërisë

Prishtinë, 28 shtator 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së, në fshatin Pomozotin të Fushë Kosovës.
Presidenti Thaçi mbështet bashkëpunimin e odave ekonomike të rajonit

Prishtinë, 28 shtator 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të kryesuar nga Sekretari Gjeneral i Asociacionit të Odave Evropiane të Ekonomisë dhe Industrisë, “Eurochambres”, Arnaldo Abruzzini, të përbërë edhe nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, si dhe nga Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, me të cilët bisedoi për të arriturat në bashkëpunimin ekonomik rajonal.
Kosova mbështetet me 27 milionë dollarë shtesë prej USAID-it

E martë, 27 shtator 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, në prezencën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, si dhe Zëvendëses së lartë të Ndihmës-Administratorit të USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euroazi, Margot Ellis, sot kanë nënshkruar amendamentin e 7-të të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore.
Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër, 28 shtator 2016

Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër, 28 shtator 2016 Nesër (e mërkurë), në orën 11:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në kazermën e FSK-së “Evropianët e rinj”. Vendi: Fshati Pomozotin, Fushë-Kosovë. Mirëpresim ekipet tuaja!
Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër (27 shtator)

Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër (27 shtator) Nesër (e martë), në orën 10:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të nënshkruaj Marrëveshjen mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie. Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të jenë edhe Administratorja e Lartë e USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euroazi, Margot Ellis, Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, etj. Vendi: Kabineti i Presidentit Mirëpresim ekipet tuaja!
Presidenti Thaçi dekoroi gjeneralin Sir Michael David Jackson me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë

Prishtinë, 20 shtator 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Sir Michael David Jackson, të cilin e ka dekoruar me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.
Presidenti Thaçi në manifestimin Dita e mollës: Investimet në bujqësi po i sjellin rezultatet e pritshme

Prishtinë, 20 shtator 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Dita e mollës” në Kovragë, ku në mënyrë simbolike nisi vjelja e mollëve.
Agjenda mediale e presidentit Thaçi për sot, 20 shtator

Agjenda mediale e presidentit Thaçi për sot, 20 shtator Sot, në orën 12:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Mollës”. Vendi: Fshati Kovragë, Istog. Ndërsa, në orën 15:30, presidenti Thaçi pret në takim Gjeneral Sir Michael David Jackson, të cilin për kontributin e dhënë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, do ta dekorojë me Medalje Ushtarake. Vendi: Kabineti i Presidentit Mirëpresim ekipet tuaja!
Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës shefin e OSBE-së, ambasadorin Schlumberger

Prishtinë, 19 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean Claud Schlumberger.