Presidenti Thaçi: FSK-ja, forcë profesionale e gatshme për çdo sfidë

Prishtinë, 17 janar – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilin ka biseduar për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj për t’iu përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

Presidenti Thaçi: Kosova është përcaktuar për paqe e dialog

Prishtinë, 15 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i kënaqur që është shmangur tensionimi i situatës politike dhe i sigurisë në Kosovë e rajon, duke ndaluar hyrjen eventuale ilegale të trenit propagandistik të Serbisë në territorin e Kosovës.

14 janar 2017, e shtunë

Ju njoftojmë se nesër (14 janar 2017, e shtunë), në orën 10:45, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker. Ndërsa, në orën 12:45, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së dëshmorit Ismail Luma në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan. Për të gjitha ekipet e gazetarëve që duan t’i mbulojnë këto dy ngjarje, transporti bëhet në mënyrë të organizuar nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun. Nisja bëhet në orën 09:45, nga parkingu i Kuvendit të Kosovës.  

This site is registered on wpml.org as a development site.