presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi: Treni me afishet nacionaliste serbe është provokim, autoritetet duhet ta ndalojnë

Prishtinë, 14 janar 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se hyrja në veri të vendit e një treni me afishe nacionaliste nga Serbia të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës është krejtësisht e papranueshme.

 Ai ka thënë se ky tren është provokim i radhës nga Serbia dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij.Deklarata e plotë e presidentit Thaçi:Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme.Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi.Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.