Presidenti Thaçi prokurorëve: Kam besim të plotë në ju, do ta keni mbështetjen e fuqishme timen dhe të gjithë shtetit të Kosovës

Prishtinë, 28 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij në hapje të Konferencës Vjetore të Prokurorëve, para të pranishmëve të shumtë, ndër të tjera tha se ballafaqimi me krimin është sfidë më vete, por se beteja në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe fenomeneve tjera negative duhet të jetë permanente, e vendosur dhe me tolerancë zero.
Presidenti Thaçi dekoron akademik Idriz Ajetin në 100 vjetorin e lindjes: Jeni Çabej i Kosovës!

Prishtinë, 27 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Presidenti Thaçi mbështet pjesëmarrjen e sportistëve në garat e Olimpiadës Speciale Ndërkombëtare

Prishtinë, 26 janar – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zëvendëspresidentin e Olimpiadës Speciale Ndërkombëtare për personat me nevoja të veçanta, David Evangelista, bashkë me përfaqësuesit e kësaj olimpiade në Kosovë.
Presidenti Thaçi: Dialogu ka arritur në fazën finale, Kosova mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes

Prishtinë, 25 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Brukseli ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur rreth takimit të mbrëmshëm të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së.
Presidenti Thaçi uron presidentin amerikan, Donald Trump, për marrjen e detyrës

Prishtinë, 20 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për marrjen e detyrës së re.
Konkurs – Zyrtar i Lartë për ndërlidhje me Institucione Vendore
Presidenti Thaçi falënderon zëvendëspresidentin Biden për angazhimin për evitimin e tensioneve mes Kosovës e Serbisë

Prishtinë, 18 janar – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.
Presidenti Thaçi nderon intelektualin Haki Imeri dhe bën homazhe te varri i tij

Turiqec, 18 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe te varri i Haki Imerit në fshatin Turiqec të Skënderajt.
Presidenti Thaçi falënderoi ish-presidentin Topi për angazhimin e tij për Kosovën

Prishtinë, 18 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topin.
Presidenti Thaçi: Bashkëpunimi me EULEX-in po e ndihmon rendin dhe ligjin në Kosovë

Prishtinë, 18 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim pune Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.