Fjalimi vjetor i presidentit Thaçi në Kuvendin e Kosovës

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës,I nderuar Kryeministër dhe Ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës,Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare,Të nderuara deputete, të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë Republikës së Kosovës,Me lejoni që t’ju falënderoj juve të nderuar deputetë të Kuvendit tëRepublikës së Kosovës, që më keni dhënë këtë mundësi të raportoj përpara jush dhe qytetarëve tanë për punën time si President i Republikës sëKosovës, respektivisht për punën tonë të përbashkët në forcimin eshtetësisë së Kosovës.Sigurisht, prioritet i ynë i përbashkët mbetet gjithmonë angazhimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.Në kuadër të këtyre përpjekjeve, jam angazhuar për respektim dhe fuqizimtë të drejtave të njeriut për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.Duke filluar nga diskutimet për nevojën për përfaqësim të barabartë të gruas në të gjitha institucionet e deri te Parada e Nderit, e kam bërë tëqartë se:Shteti i Kosovës, shoqëria kosovare, janë ndërtuar mbi parimet e lirisë dhe barazisë për secilin qytetar;Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe të gjithë duhet t’igëzojnë të drejtat e barabarta në përpjekje për të realizuar aspiratat e tyre.Kjo nënkupton, që ne duhet të sigurojmë prosperitet dhedinjitet për secilin qytetar, qoftë për punëtorin, për pensionistin,mjekun, policin, ushtarin, për mësuesin, studentin apo nxënësit nëshkolla.Ne e dimë se për ta rritur mirëqenien e qytetarëve tanë, ne duhet ta zhvillojmë ekonominë tonë dhe ta rrisim prodhimtarinëvendore.Në shërbim të këtij qëllimi, jam angazhuar në mënyrëaktive në promovimin e ekonomisë kosovare, të prodhimeve kosovare, nëpërfshirjen sa më të madhe të diasporës në investimet në Kosovë.Me konsolidimit e shtetit tonë, përkrahja e zhvillimit ekonomik të venditka filluar të marrë vend qendror në angazhimin tim si president, poredhe të institucioneve tjera të shtetit të Kosovës.Në koordinimme institucionet relevante, e kam përkrahur nënshkrimin e kontratës përprojektin për Kosovën e Re, që sjellë investimin më të madh privat nëhistorinë e Kosovës, me 1.3 miliardë euro investime e që do të hap mbi10 mijë vende pune.Përveç kësaj, unë vazhdoj të besoj sepërmirësimi i infrastrukturës rrugore është kusht i domosdoshëm përzhvillim të qëndrueshëm ekonomik.Prandaj, kam përkrahurpërfundimin e projekteve për autostrada që do të lidhin Kosovën merajonin e më gjerë, duke u mundësuar lëvizje më të lirë njerëzve dhemallrave.Sigurisht se sot ishte kënaqësi të inauguronim edhe segmentin e dytë të autostradës “Arbër Xhaferi”.Të nderuar deputetë,Qytetarë të Republikës së Kosovës,Të gjithë jemi të vetëdijshëm se bazamenti kryesor i çdo shtetidemokratik, duke përfshirë shtetin tonë, është sundimi i rendit dheligjit.Asnjë fushë e shoqërisë sonë, nuk mund të jetëfunksionale në rast se ne nuk e fuqizojmë sundimin e rendit e ligjit dhe në rast se ne dështojmë të garantojmë se të gjithë janë të barabartëpara ligjit.Me dekretimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve ngakomunitetet jo-shumicë, shumica nga të cilët punojnë në pjesën verioretë Kosovës, kemi shtrirë rendin kushtetues e ligjor të Kosovës në çdocep të shtetit tonë.Për këtë qëllim, kam punuar me të gjithainstitucionet e drejtësisë që të vazhdojmë reformën dhe konsolidimin egjyqësorit për të garantuar që jo vetëm të kemi ligje të shkruara mirë,por edhe implementim të plotë të këtyre ligjeve.Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit janë dhe duhet të mbeten prioritete.Kosova nuk do të dorëzohet në përballje me këto sfida dhe nuk do të lejojmë që vendi ynë të perceptohet si i korruptuar.Heronjtë e sotëm janë ata që rreshtohen në luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Të nderuar deputetë,Qytetarë të Republikës së Kosovës,Zonja dhe zotërinj,Viti 2017 ishte vit i të arriturave përkundër shumë sfidave.Kemi kaluar dy palë zgjedhje, ato të përgjithshmet në qershor dhe ato për kuvende komunale e kryetarë komunash në tetor.Këto dy procese elektorale kanë dëshmuar edhe një herë pjekurinë e politikës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi.Kjo i ka hapur rrugë formimit të qeverisë së re, kuvendeve të reja komunale dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj të komunave të Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryetarët e zgjedhur të komunave, taniduhet të punojnë me përkushtim për realizimin e prioriteteve tëpërcaktuara dhe ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.Kur jemi tekzgjedhjet e lira, me lejoni të theksoj se unë nuk kam hequr dorë ngapuna ime që të punojmë bashkërisht me partitë politike për të përfunduar me sukses procesin e reformës zgjedhore.Unë konsideroj se pjesa më e madhe e punës në këtë drejtim ka përfunduar dhe gjatë vitit nëvijim ne duhet ta përfundojmë këtë proces.Përkundër faktit sezgjedhjet qendrore dhe lokale kanë konsumuar shumë kohë dhe energji,prapëseprapë, si president në koordinim me institucionet tjera, kamvazhduar punën në realizimin e prioriteteve të rëndësisë shtetërore.Ndër prioritet kryesore në këtë aspekt ka qenë vazhdimi i punës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.Ky është një proces shtetëror i natyrshëm dhe i domosdoshëm, i cili vjenedhe si rezultat i punës së pjesëtarëve të FSK-së, të cilët e kanëngritur nivelin e përgatitjes dhe tani janë të gatshëm për detyra ekompetenca të reja.Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë shumetnike në të cilën mbi 10 % e pjesëtarëve të saj vijnë nga komunitetet jo-shumicë.Forcat e Armatosura të Kosovës, po ashtu do ta ruajnë dhe fuqizojnë karakterin shumetnik.Tani jemi pothuajse në fazën përfundimtare të përpjekjeve tona për tësiguruar përkrahjen që procesi i themelimit të FAK-ut të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.Këtë jemi duke e bërë dhe do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët e tjerë strategjikë.Unë sot ju siguroj se Kosova gjatë vitit 2018 do të ketë kapacitet e vetambrojtëse, pra një ushtri moderne që do t’i kontribuojë paqes dhestabilitetit në rajon dhe kudo në botë.Kur jemi te siguria eKosovës, më lejoni të theksoj se jam krenar që shteti ynë është lider në rajon në luftimin e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit.Ky përkushtim i ynë ka marrë mirënjohje nga të gjithë liderët e botës së lirë e demokratike.E shfrytëzoj këtë rast që të falënderoj të gjithë mekanizmat e sigurisëkombëtare që kanë kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë nëKosovë, por edhe në rajon.Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë të Kosovës,E kaluara e jonë është e dhimbshme dhe kujtimet për vuajtjet tona ende mbeten të freskëta.Por, e kaluara e jonë është edhe ajo që na bën krenarë dhe na jep forcë për të shikuar me këmbëngulje

This site is registered on wpml.org as a development site.