Presidenti gjerman dhe ai slloven urojnë presidentin Thaçi për vitin 2018-të

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein e kanë uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për vitin e ri 2018-të.
VIDEO – Mesazhi i presidentit Thaçi për Vitin e Ri 2018

Të dashur qytetarë, Viti që po lëmë pas ishte me përplot sfida e peripeci, por ne arritëm ta ruajmë besimin dhe përkushtimin për një të ardhme, një shtet dhe një shoqëri më të mirë. Viti që po vjen është viti i dhjetëvjetorit të parë të shtetësisë sonë dhe si jubile duhet të shërbej si motiv shtesë për ne, që të shënojmë progres edhe më të madh për shtetin dhe qytetarët tanë. Në këtë natë të ndërrimit të moteve, ju ftoj që t’i kujtojmë më të dashurit tanë që na mungojnë shumë, por së bashku dua që dollinë ta ngremë për brezat e rinj, që po rritën të lirë dhe me të ardhme të sigurt në vendin tonë. Gëzuar të gjithëve dhe shëndet në familjet tuaja! #Kosova10
Mesazhi i presidentit Thaçi për Vitin e Ri 2018
Presidenti kujton të pagjeturit në prag të ndërrimit të moteve

Prishtinë, 30 dhjetor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve, në prag të Vitit të Ri kanë bërë nderime te Memoriali i të Pagjeturve në hapësirën e Kuvendit të Kosovës.
Mbretëresha e Danimarkës dhe Kryeministri i Japonisë urojnë presidentin Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar urime për Vitin e Ri edhe nga Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II, Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, si dhe Ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan.
2018, viti i dhjetëvjetorit të parë të shtetësisë së Republikës së Kosovës

Shkruan: Hashim ThaçiJemi në prag të festës së fundvitit dhe të gjithë mirëpresim momentin që të mblidhemi në familjet tona, me miqtë më të mirë për të ngritur nga një dolli. Unë dua që ju t’i mbushni gotat tuaja, duke uruar për më shumë mbarësi në vitin që po vjen. Në këtë kohë të ndërrimit të moteve, kur për disa momente pushojmë pak, të rrethuar nga më të dashurit tanë dhe të larguar nga përditshmëria, të gjithë e gjejmë veten në një kohë të reflektimit. Prandaj, edhe unë dua të ndaj me ju disa momente reflektimi për vitin që po lëmë pas dhe vitin e ri 2018.Dy ngjarje nga viti 2017, njëra në fillim dhe tjetra në fund, janë pasqyrë e gamës së gjerë të ngjarjeve që e kanë karakterizuar këtë vit që po lëmë pas. Në janar u përballëm me një provokim irritues dhe irracional me nisjen e trenit me parulla nacionaliste nga Beogradi në drejtim të Kosovës, i cili nuk e arriti cakun, por gjithsesi shërbeu si një rikujtim i brishtësisë së paqes dhe stabilitetit. Ndërsa, krejt në fund të vitit, në pjesën e dytë të dhjetorit 2017, erdhi lajmi i mrekullueshëm i nënshkrimit të marrëveshjes për një nga investimet e huaja direkte më të mëdha në Kosovë dhe rajon. Kompania amerikane “Countour Global” do të investojë me një shumë prej 1.3 miliard euro në projektin e termocentralit “Kosova e Re”, dhe do të hapë 10.000 vende të reja të punës.Ndërmjet këtyre dy ngjarjeve kemi pasur një vit të plotë me peripeci nga më të ndryshmet.Asnjë përshkrim i periudhës të së kaluarës sonë të afërme nuk do të ishte as përafërsisht i saktë nëse nuk thuhet qartë se kemi përjetuar disa momente jo të lehta në rrafshin politik. Përveç zgjedhjeve lokale të parapara, ne u përballëm edhe me zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Unë jam i lumtur për faktin që sivjet kemi pasur dy palë zgjedhje, të cilat kanë qenë të organizuara mirë, të lira dhe demokratike. Por, kjo nuk e mohon faktin se përsëri kemi pasur vazhdim të përçarjeve të brendshme, përshkallëzim të retorikës, e cila më së paku i shërben qytetarit dhe interesit shtetëror. Disa mund të thoshin se këto janë “dhimbjet e rritës”, të rritjes sonë si shtet dhe si një shoqëri demokratike. Por, kjo rritje duhet të përcillet me pjekuri. Kosova nuk e ka luksin të shpenzojë energji e kohë në debate të pafundme rreth emrave të përveçëm, personaliteteve, partive, rrymave, grupeve të ndryshme të interesit, etj. Kosova nuk ka mungesë të problemeve e temave jetike që të humbim edhe një vit për betejat e vogla të brendshme. Ky vit do të mbahet mend më shumë për atë se jemi marrë shumë me vetveten, por jo në mënyrë konstruktive. Nuk e përjashtoj se kjo mund të jetë e influencuar edhe nga faktorë të jashtëm, por, rezultati dhe përgjegjësia na mbesin ne. Para vetes kemi një vit të rëndësishëm. Është viti kur do të shënojmë dhjetëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Një dekadë shtetësi duhet të paraqes një mundësi të jashtëzakonshme. Ne duhet të jemi të fokusuar në interesin tonë shtetëror të përbashkët dhe t’i qëndrojmë besnik qëllimit tonë të konsolidimit të shtetit dhe të përfundimit të detyrës sonë të përbashkët të forcimit të funksionit të shtetit, përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarit, përmirësimit të pozitës së vendit tonë të rajon dhe botë. E them nga vetë përvoja ime jetësore, bazuar edhe në karrierën politike të mbushur me ballafaqime e vështirësi të shumta, se vetëm vizioni, puna ekipore, vetëbesimi, përgatitja, morali, përkushtimi dhe qëndrimi besnik ndaj qëllimit përfundimtar na nxjerr në pozitë të volitshme.Nuk do të ketë festim më të denjë të dekadës së parë të shtetësisë se dhënia fund e paqartësive të brendshme, përmbushja e obligimeve ndërkombëtare dhe rrjedhimisht përfundimi i izolimit, duke përfituar nga liberalizimi i vizave. Duhet ta përfundojmë punën e mbetur për përfundimin e procesit të reformës zgjedhore, avancimin në punën e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe përfundimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes njohjes së ndërsjellë dhe përfundimit të pengesave bilaterale në procesin e anëtarësimit në BE dhe NATO.Të gjitha këto veprime do të rezultojnë në një përshpejtim të zhvillimit të mëtutjeshëm politik e ekonomik dhe do të ndikojnë në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve tanë. Si rrjedhojë, do të hapen rrugët për përmbushjen e standardeve evropiane në të gjitha fushat relevante, sepse qëllimi ynë strategjik është anëtarësimi në BE dhe NATO. Standardet e BE-së, por edhe kërkesat e procesit të anëtarësimit në NATO, kanë qenë pjesë organike e çdo hapi në shtetndërtimin e vendit tonë.Fokusi duhet të jetë tek detyrat tona të përbashkëta të ndërlidhura me zhvillimin politik, konsolidimin e mëtutjeshëm të institucioneve, vazhdimin e reformës së administratës publike, reformat e mëtutjeshme në gjyqësor dhe tek përforcimi i sundimit të ligjit. Po ashtu, duhet çuar më tej reformat në qeverisjen ekonomike dhe reformat tjera strukturore në përputhje me kriteret ekonomike të BE-së, përkatësisht për të siguruar një ekonomi të tregut të lirë që është në gjendje të përballojë presionet konkurruese të tregut të vetëm të BE-së. Ne duhet edhe më tej të punojmë drejt krijimit të kushteve ekonomike për të rritur produktet dhe eksportet tona, për të tërhequr investime të huaja dhe për të integruar bizneset e Kosovës në tregjet ndërkombëtare. Në këtë drejtim kemi pasur edhe suksese, dhe këtë e dëshmon edhe raporti i Bankës Botërore i të Bërit Biznes, që doli së fundmi në të cilin Kosova shënoi një përmirësim të ndjeshëm në renditje, nga vendi i 60-të në atë të 40-të. Por, të mos harrojmë, ende kemi dobësi që duhen eliminuar. Ende kemi probleme me ekonominë joformale dhe mbledhjen e të ardhurave, që ndikojnë në financat tona publike. Niveli i inovacionit dhe cilësia arsimore duhet të përmirësohen. Nuk duhet harruar që Kosova ende vazhdon të ketë një shkallë të lartë të papunësisë, që mund të zbutet dukshëm nëse me seriozitet i qasemi së
Presidentin Thaçi e urojnë presidenti italian, ai malazez, hungarez dhe ai shqiptar

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, përmes një telegram urimi e ka uruar presidentin Thaçi dhe vendin tonë për festat e fundvitit.
Presidenti Thaçi pranon urime për fundvit nga Stoltenberg dhe Tusk

Prishtinë, 28 dhjetor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit.
STATUTI I KËSHILLIT KONSULTATIV PËR KOMUNITETE
Presidenti Thaçi në pritjen e Imzot Dodë Gjergjit uron për paqe, dashuri e mirësi

Prishtinë, 24 dhjetor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, për nder të festës së Kërshëndellave.