Presidenti Thaçi takon ambasadorët e Kuintit

Prishtinë, 26 mars 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot pasdite në një takim të përbashkët ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie, atë të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadorin e Francës, Didier Chabert, atë të Italisë, Piero Cristoforo Sardi, shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, si dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Presidenti Thaçi dhe kryediplomatja austriake flasin për perspektivën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 26 mars 2018 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl.
Presidenti Thaçi priti kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, si dhe Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinajn.
Presidenti Thaçi dekoron profesorin Otto von Feigenblatt me titullin “Ambasador Nderi” i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Presidentin e Akademisë Ndërkombëtare të Shkencave Sociale në Florida të SHBA-së, Otto von Feigenblatt, njëherësh profesor në shumë universitete botërore.
Presidenti Thaçi fton kompanitë franceze që të investojnë në Kosovë

Paris, 16 mars – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Biznesit Francë-Kosovë “MEDEF International” në Paris.
Presidenti Thaçi dekoron ish-kryeministrin francez Alain Juppé me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Francë, 14 mars 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, e ka takuar edhe ish-kryeministrin francez Alain Juppé, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror në Londër.
Presidenti Thaçi priti ndihmës-sekretarin Mitchell, flasin për perspektiven euroatlantike të Kosovës

Prishtinë, 12 mars 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell.
Presidenti: Marrja e përgjegjësive të plota në drejtësi është rezultat i pjekurisë institucionale

Prishtinë, 9 mars 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit”, e cila është organizuar nga Ministria e Drejtësisë.
Presidenti kërkon angazhim më të madh për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave

Prishtinë, 8 Mars 2018 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën “Të drejtat pronësore të grave në Kosovë, trashëgimia dhe barazia para ligjit”, të organizuar nga Ambasada e Francës dhe OSBE-ja.