presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dekoron profesorin Otto von Feigenblatt me titullin “Ambasador Nderi” i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Presidentin e Akademisë Ndërkombëtare të Shkencave Sociale në Florida të SHBA-së, Otto von Feigenblatt, njëherësh profesor në shumë universitete botërore.

Ai e ka dekoruar profesorin Feigenblatt me titullin “Ambasador Nderi” i Republikës së Kosovës.Presidenti Thaçi ka thënë se Otto von Feigenblatt është një mik i madh i Kosovës dhe ka shtuar se “tash si ambasador nderi do ta promovojë edhe më shumë Kosovën në botë”.Ndërsa, profesori Otto von Feigenblatt është shprehur mirënjohës për dekoratën e pranuar nga presidenti Thaçi, duke u zotuar e do të lobojë për Republikën e Kosovës te vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.