Prishtinë, 26 mars 2018 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e Austrisë dhe ka ftuar për thellim të bashkëpunimit.Duke folur për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, presidenti Thaçi ka thënë se “viti 2018 është vit i mundësive për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor”.Presidenti ka shtuar se Kosova është e gatshme edhe për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.Ndërsa, Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, ka thënë se Kosova ka perspektivë të qartë euroatlantike.Presidenti Thaçi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë kanë folur edhe për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.