Intervista e Presidentes Osmani për Top Story, në Top Channel
Deklarata e Presidentes Osmani para mediave ndërkombëtare pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes në prani të Presidentit Trump dhe bashkëthemeluesve të tjerë
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje në Davos është takuar me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam. Presidentja Osmani ka shkruar: Pas takimit tonë të parë në Singapor, dje në Davos pata kënaqësinë të takoja sërish Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam. Diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera ndërshtetërore, mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare. Pas liberalizimit të vizave për qytetarët tanë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, propozova që hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë i vizave për të gjithë qytetarët tanë, një hap që do të forconte edhe më tej bashkëpunimin mes dy shteteve dhe do të afronte më shumë popujt tanë. Po ashtu, diskutuam organizimin e forumit të përbashkët ekonomik, dhe rëndësinë e hapjes së kapitujve të ri të bashkëpunimit midis dy shteteve tona në fusha të shumta të interesit të dyanshëm.
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Armenisë, Vahagn Khachaturyan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Davos, është takuar me Presidentin e Armenisë, Vahagn Khachaturyan. Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me Armeninë si dhe forcimin marrëdhënieve dypalëshe.
Presidentja: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë dhe djepi i UÇK-së

Në këtë ditë kujtese e krenarie shënojmë 28-vjetorin e sulmit të dytë të regjimit gjenocidal serb mbi familjen Jashari. Dita kur Prekazi nuk u përkul, por u ngrit si kambanë lirie për gjithë kombin. Makineria vrastare serbe u përball me rezistencën heroike nga Familja Jashari, e cila nuk u dorëzua kurrë. Prekazi foli me pushkë, sepse liria nuk dhurohet, por fitohet. Ky sulm ishte vetëm paralajmërimi i epopesë. Më 5 mars 1998, Serbia sulmoi sërish. Tri ditë luftë. 59 anëtarë të familjes Jashari ranë heroikisht, bashkë me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Ata nuk ranë për të vdekur, por për t’u përjetësuar dhe për ta bërë Kosovën e lirë. Prekazi është altari i lirisë, djepi i UÇK-së, ndërkaq Familja Jashari, flamuri që valon përjetësisht!
Presidentja Osmani takoi Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krišto

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Davos, u takua me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, me të cilën diskutoi për lidhjet e ngushta ndërmjet qytetarëve tanë, si dhe për punën që kemi përpara drejt së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.
Presidentja Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot në Davos, në emër të Republikës së Kosovës, ka nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentja Osmani ka shkruar: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt! Sot, në Davos, në emër të Republikës së Kosovës, kam nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit. Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik. Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë!
Presidentja Osmani: SEPSE ALEANCA ME AMERIKËN ËSHTË RRUGA E VETME!
Presidentja: Mirëmëngjes nga Davos, ku jemi me ftesë të Presidentit Trump, në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes
Fjalimi i Presidentes Osmani në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Shumë e dashura zonja Fanë, Të nderuar anëtarë të familjes Rugova, I nderuar President Sejdiu, Të nderuar ministra, deputetë, kryetarë të partive politike, Kryetare e Akademisë së Shkencave, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shumë të dashur ju përfaqësues të të gjitha institucioneve dhe bashkëpunëtorë të Presidentit tonë Historik, Të nderuar të pranishëm dhe natyrisht shkëlqesi ambasadorë të vendeve mike, Sot, njëzet vjet pas ndarjes nga jeta të Presidentit tonë Historik Dr. Ibrahim Rugova, jemi bashkë për të kujtuar dhe nderuar figurën e tij dhe për ta shënuar momentin kur ideja e lirisë u bë edhe kulturë politike, kur rezistenca u bë etikë, dhe kur politika u ngrit në nivel të misionit historik. Sot nuk përkujtojmë vetëm një datë, por një epokë që e ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë sonë. Askush nuk e mishëroi më thellë e më mirë shprehjen “Unë, biri yt Kosovë” sesa Presidenti Ibrahim Rugova. Ai ishte biri i saj në bindje, në përkushtim dhe në sakrificë, i lidhur me tokën e tij, me popullin dhe me vlerat e saj, duke ia kushtuar gjithë jetën dhe siç thotë zonja Fanë “çdo qelizë të tij” ndërtimit dhe mbrojtjes së shtetit të lirë, të pavarur e demokratik të Kosovës. I butë në sjellje, por i palëkundur në qëndrim, Rugova i dha Kosovës gjithçka e Kosova ia ktheu me dashurinë dhe lavdinë e përhershme. Trinomi i Presidentit Rugova: liri, pavarësi, demokraci është manifest politik dhe njëkohësisht koncept i thellë filozofik e human. Për Rugovën, liria nuk ishte thjesht mungesë e kufizimeve, por po ashtu aftësia e popullit për të vendosur për fatin e vet e orientimin e vet, pavarësia nuk ishte thjesht një akt juridik, por po ashtu realizim i një të drejte historike. Ndërkaq, demokracia nuk ishte thjesht një instrument pushteti, por mekanizëm dialogu e i realizimit të të drejtave e lirive themelore për të gjithë, pa dallim. Ky vizion e bëri Rugovën jo vetëm udhëheqës politik, por edhe mendimtar e arkitekt të shtetit tonë. Në betejën për liri, për dinjitet dhe shtet, Rugova e zgjodhi paqen jo si dobësi, por si formën më të lartë të guximit politik. Për Rugovën, liria e mendimit ishte themeli mbi të cilin ndërtohej edhe liria fizike. Që në vitet ’80, Rugova ngriti pyetjen që do të shndërrohej në ideologji politike: Si mund ta përjetojë lirinë intelektuali shqiptar kur i imponohet mohimi i vetvetes, i historisë dhe i realitetit shoqëror? Kjo ishte pikënisja e një mendimi politik që do ta udhëhiqte Kosovën drejt lirisë. E kjo nuk ishte një pyetje retorike. Ishte mendimi i lirë dhe themeli i kauzës sonë kombëtare. Kjo, ngase për Rugovën, liria nuk ishte dhuratë, por përgjegjësi, dhe detyrim ndaj brezave që vijnë pas nesh. Kësisoj, ai e ngriti politikën edhe në nivel filozofie, duke e bërë atë me mençuri e duke e bërë paqen me guxim dhe lirinë me përgjegjësi. Liria dhe demokracia ishin udhërrëfyes gjatë gjithë jetës së tij, ndaj edhe pluralizmi për Rugovën nuk ishte kompromis, por garancë e vetë lirisë sonë. Në një kohë kur politika zhveshej nga dimensioni human, Rugova ia dha asaj pikërisht këtë, ia dha politikës dimensionin moral dhe dimensionin human të saj. E shndërroi politikën në shërbim, duke e afruar me vlerat më universale njerëzore, atë të dinjitetit, të respektit dhe të humanizmit. E nderuar familje Rugova, Të nderuar të pranishëm, Presidenti Rugova nuk ishte vetëm udhëheqës i yni, por edhe figurë e njohur dhe jashtëzakonisht e respektuar e politikës ndërkombëtare, dhe e tillë mbetet edhe sot, zë i fuqishëm në tryezat më të rëndësishme vendimmarrëse të botës demokratike. Strategu i paqes e i lirisë, përdori fuqinë e mendjes dhe këmbënguljen për ta ndërtuar shtetin. Ai nuk kishte nevojë për retorikë të zhurmshme. Pak fjalë mjaftonin për të përcjellë mesazhe të mëdha. Që në fillesat e angazhimit të tij politik, Presidenti Rugova e kuptoi se liria e Kosovës nuk ishte vetëm çështje e brendshme, por një kauzë që duhej shpjeguar, mbrojtur dhe fituar në qendrat vendimmarrëse të botës demokratike. Prandaj, orientimi i tij pro-perëndimor nuk ishte taktikë e momentit, por bindje e thellë politike dhe morale. Në dhjetor të vitit ‘94, në Uashington D.C., para ekspertëve të politikës së jashtme dhe mediave ndërkombëtare, Presidenti Rugova fliste qartë për nevojën e rolit udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai e shihte Kosovën si një shtet të vogël, por me zë të rëndësishëm, shtet të hapur, demokratik dhe faktor stabiliteti, me një vizion që e vendoste qartë vendin tonë në familjen perëndimore të kombeve të lira. Ky besim ishte vizionar, sepse siç do të thoshte edhe vetë Rugova disa vite më vonë, falë popullit të Kosovës që luftoi për çlirim, NATO-s, Bashkësisë Ndërkombëtare dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara, ato kërkesa të hershme u shndërruan në realitet dhe Kosova u bë e lirë. Edhe në fazat e mëvonshme të konsolidimit institucional, Presidenti Rugova mbeti i njëjtë në orientim. Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, me rastin e zgjedhjes së tij President, ai e artikuloi qartë dhe fuqishëm të ardhmen e vendit tonë: Kosova, shtet i lirë, demokratik, i pavarur, i integruar në Bashkimin Evropian, në strukturat euroatlantike dhe në marrëdhënie speciale miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shprehje e vullnetit politik të qytetarëve të saj. Kjo vijë e drejtë politike, ky orientim i qartë është thelbi i rugovizmit si politikë shtetformuese. Rugova nuk e kërkoi Perëndimin thjesht si strehë, por mbi të gjitha si vlerë. Nuk e pa Amerikën e Evropën si aleatë rasti, por si partnerë strategjikë e të përhershëm në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes, demokracisë, lirisë dhe pavarësisë. Njëzet vjet pas ndarjes së tij nga jeta, Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova mbetet jo vetëm arkitekt i pavarësisë, por edhe udhërrëfyes i orientimit euroatlantik të Kosovës. Ai e bëri këtë orientim të pakthyeshëm, duke e shndërruar në identitetin tonë shtetëror. Kosova pati fatin historik të udhëhiqej nga një personalitet i tillë, i matur, largpamës dhe vizionar. Emri i tij u bë sinonim i durimit, i qëndrueshmërisë dhe i besimit se liria