Presidentja Osmani autorizon dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë: Bashkë në çdo sfidë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24 vjeçarit Jurgen Karaj. Presidentja Osmani ka shkruar: Bashkë në çdo sfidë! Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24 vjeçarit Jurgen Karaj. FSK, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë.

Presidentja Osmani ua dorëzoi flamurin e Republikës së Kosovës skiatorëve tanë, të cilët do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ua ka dorëzuar flamurin e Republikës së Kosovës skiatorëve tanë, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Presidentja Osmani ka shkruar: Sot ua dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës skiatorëve tanë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë me dinjitet në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, me besim, përkushtim dhe krenari për shtetin tonë. Suksese dhe e lartësofshi flamurin e Republikës!🇽🇰

Presidentja Osmani priti në takim Presidentin e zgjedhur të Rotary International, z. Olayinka Hakeem Babalola

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim Presidentin e zgjedhur të Rotary International, z. Olayinka Hakeem Babalola, të cilit i uroi suksese në ushtrimin e kësaj detyre. Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të Rotary International në Kosovë dhe ritheksoi përkushtimin për të vazhduar punën e përbashkët, sidomos në mbështetje të sektorit të shëndetësisë. Në këtë frymë, Presidentja përgëzoi mbështetjen e rëndësishme të Rotary International për Repartin e Onkologjisë në QKUK. Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit me qëllim që të gjenden mënyra konkrete për realizimin e mbështetjes në këtë sektor, si dhe në fuqizimin e rinisë e ndërmarrësisë.

Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur në rrugën e saj drejt familjes euroatlantike dhe duke ndërtuar partneritete të forta anembanë botës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në pritjen vjetore për korin diplomatik, e cila u mbajt javën e kaluar, ka shprehur mirënjohjen e popullit tonë ndaj miqve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Presidentja Osmani ka shkruar: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur në rrugën e saj drejt familjes euroatlantike dhe duke ndërtuar partneritete të forta anembanë botës. Javën e kaluar, në pritjen vjetore për korin diplomatik, shpreha mirënjohjen e popullit tonë ndaj miqve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Presidentja Osmani takoi shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë. Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve. Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Presidentja Osmani takoi mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ka takuar mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Presidentja Osmani ka shkruar: Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën.

This site is registered on wpml.org as a development site.