...

Presidentja Osmani ua dorëzoi flamurin e Republikës së Kosovës skiatorëve tanë, të cilët do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ua ka dorëzuar flamurin e Republikës së Kosovës skiatorëve tanë, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot ua dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës skiatorëve tanë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë me dinjitet në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, me besim, përkushtim dhe krenari për shtetin tonë.

Suksese dhe e lartësofshi flamurin e Republikës!🇽🇰

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.