Adresimi i presidentit Thaçi para shefave të misioneve diplomatike të shteteve anëtare të BE-së, KFOR-it, OSBE-së, EULEX-it dhe Ambasadës së SHBA-së

Të nderuar ambasadorë, Ju faleminderit që po takohemi sërish këtu, në këtë format, vetëm pak javë pasi që në muajin korrik folëm krejtësisht hapur dhe sinqerisht për gjendjen reale në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për perspektivën e arritjes së marrëveshjes ligjërisht obliguese në mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura. Ju pata thënë atëherë, do ta përsëris edhe sot: Është koha për marrëveshjen e madhe, historike, në mes të dy shteteve. Nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një histori tragjike. Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin. Nuk kemi kohë për të humbur, as ne, as Serbia. Duhet ta bëjmë marrëveshjen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në muajt e ardhshëm. Do t’ju them shumë sinqerisht: Kosova si shtet, si politikë, si shoqëri, është lodhur nga ngecja në procesin e konsolidimit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Qoftë për shkak se Serbia interferon në punët e shtetit të Kosovës, qoftë për shkak se BE-ja nuk arriti ta krijojë konsensusin për ta njohur shtetin e Kosovës apo sepse shumëkush ka menduar që me kalimin e kohës, vetvetiu, gjërat në Kosovë dhe rreth Kosovës do të zgjidhen. Doli që ky mendim ishte krejtësisht i gabuar. Do t’ju flas tash qartë se si e shoh unë fazën finale të dialogut në mes nesh dhe autoriteteve të Serbisë. Së pari, siç pata theksuar edhe radhën e kaluar, ne si Kosovë synojmë një marrëveshje të përhershme me Serbinë, jo një tjetër marrëveshje kalimtare që vetëm sa i shtyn gjërat për disa vite. Së dyti, për ne normalizim i plotë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është njohja formale, reciproke, në mes të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë. Së treti, ne synojmë, me të drejtë, që përmes kësaj marrëveshjeje, përmes njohjes formale në mes të Kosovës dhe Serbisë, të na hapet mundësia që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, OSBE-së, Paktit NATO dhe të na ofrohet njëmend perspektiva e anëtarësimit në BE. Së katërti, njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duhet të jem sërish shumë i qartë: Ky proces do të shënonte fundin e konfliktit të gjatë mbi një shekull në mes të Kosovës dhe Serbisë, jo fillimin e një konflikti të ri. Koha e luftërave dhe konflikteve, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i kësaj epoke do të konstatohet vetëm kur ta bëjmë marrëveshjen e madhe politike në mes nesh dhe Beogradit. Së pesti, një marrëveshje e tillë në mes nesh dhe Serbisë, këtu sërish flas me përgjegjësi të plotë, do të jetë kontribut për paqen dhe stabilitetin e kësaj pjese të Ballkanit. Ne kemi raporte të shkëlqyera fqinjësore me Maqedoninë, me Malin e Zi dhe me Shqipërinë. Kështu do të jetë përgjithmonë në mes nesh. Dhe ne, natyrisht, synojmë të kemi raporte shumë të mira edhe me Serbinë, në të ardhmen e afërt. Së gjashti, po që se do e arrijmë marrëveshjen e synuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, ajo nuk do të ketë kurrfarë pasojash sa i përket karakterit shumetnik të shoqërisë kosovare dhe katalogut të të drejtave të komuniteteve pakicë në Kosovë, të garantuara me Kushtetutë dhe me ligje. Së shtati, unë si President i Kosovës, e jam i sigurt edhe të gjitha institucionet e Kosovës, jemi dhe do të mbetemi garantues të ruajtjes së trashëgimisë religjioze dhe kulturore serbe në Kosovë, në veçanti të asaj që lidhet me pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Dhe e teta, sikur edhe në të kaluarën, do të ecim përpara në koordinim të plotë me ju, me përkrahësit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. E di që do të jetë shumë vështirë të bëhet marrëveshja. Ka kundërshtarë të saj të rreptë këtu në Kosovë, por edhe në Serbi. E di që i gjithë ky proces bart në vete rreziqe dhe të panjohura të shumta. Por, nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri. Ju faleminderit për vëmendjen!  

Fjalimi i Presidentit të Republikës së Kosovës në konferencën e përbashkët për Media në Forumin Evropian Alpbach

Përfaqësues të mediave,Zonja dhe zotërinj,Më lejoni sërish të falënderoj të gjithë organizatorët e Forumit Evropian Alpbach dhe në veçanti Presidentin e Forumit, z. Fischler.Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Presidentin Federal të Austrisë, mikun tim të dashur Alexander Van der Bellen, si dhe homologët e mi nga rajoni, presidentin Borut Pahor dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn është pranë nesh në ngjarje të shumta dhe mbështet shtetet tona në përpjekjet për t’iu afruar më shumë anëtarësimit në BE. Prandaj, e falënderoj shumë edhe atë.Së fundi, një mirënjohje e veçantë shkon për audiencën e madhe të këtij forumi dhe për të gjithë kontribuesit e tjerë të disa debateve shumë të dobishme.Dje dhe sot, ne të gjithë folëm për çështje të rëndësishme jo vetëm për BE-në, por edhe për pjesën tjetër të botës.Sigurisht, për ne që përfaqësojmë shtetet e Ballkanit Perëndimor këtu në këtë këtë forum, perspektivat për zgjerimin e BE-së ishin dhe mbeten prioritet.Së këndejmi, ne të gjithë shprehëm angazhimin dhe vullnetin tonë për të punuar fort për të jetësuar qëllimet tona – pra që gjashtëshen e mbetur të Ballkanit Perëndimor të sjellim më pranë anëtarësimit në BE.Ky rrugëtim për të gjithë ne, dhe në veçanti për Kosovën, ka qenë dhe mbetet një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë.Prandaj, unë dhe qytetarët Kosvës jemi të vendosur për të arritur këtë qëllim.Ne do të bëjmë pjesën tonë të punës, por,  gjithashtu presim që dhe BE e shtetet e saj anëtare ta bëjnë pjesën e tyre.Gjithashtu, ne mbetemi të përfshirë në një proces shumë të vështirë të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Ne tani kemi hyrë në fazën përfundimtare të këtij procesi dhe kemi nevojë për mbështetje të plotë nga BE-ja, shtetet anëtare të saj, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare që të arrihet një marrëveshje potenciale ligjërisht detyruese midis Kosovës dhe Serbisë.Pa këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia do të bllokojnë njëra-tjetrën në avancimin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE dhe rajoni do të vazhdojë të vuajë nga rreziku i jostabilitetit.Dëmet nga mosarritja e marrëveshjes do të jenë të larta, por përfitimet në rast të arritjes së saj janë shumë më të larta, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, për rajonin dhe BE-në, por edhe më gjerë.Prandaj, ne kemi vendosur të shqyrtojmë çdo mundësi për të gjetur zgjidhje kreative dhe për të arritur një marrëveshje të pranuar reciprokisht.Ne jemi krejtësisht të vetëdijshëm për nevojën që stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor të ruhen me çdo çmim.Kjo është arsyeja pse ne duam të sigurojmë shtetet fqinje, shtetet anëtare të BE-së apo shtete të tjera të botës se nuk duhet të kenë frikë nga një marrëveshje potenciale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse një marrëveshje e tillë nënkupton një korrigjim të kufirit.Nëse kështu do të ndodhë, Kosova dhe Serbia nuk do të jenë as të parat e as të fundit që do bëjnë korrigjim të kufirit për hirë të paqes dhe t’i japin fund një konfliktit prej një shekulli.​Ju faleminderit!

Fjalimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së” në Forumin Evropian në Alpbach.

Të nderuar të pranishëm,Ju falënderoj për ftesën dhe për zgjedhjen e një teme të rëndësishme për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor për këtë seancë.Ne të gjithë ndajmë mendimin se sa më shumë që rajoni avancon drejt qëllimit të anëtarësimit në BE, aq më mirë është kjo për të gjithë ne, sepse, thjesht, kjo nënkupton më shumë stabilitet, paqe, bashkëpunim rajonal, më shumë investime të huaja dhe një jetë më të mirë.Prandaj, një politikë e zgjerimit, e zbatuar mirë, ka potencial për ta bërë vetë BE-në më të fortë dhe më të bashkuar.Nevoja për të tejkaluar konfliktet, mosmarrëveshjet, si dhe për të zgjidhur çështjet dypalëshe është në fokus të strategjisë së Komisionit Evropian.Integrimi në BE, si dhe zgjidhja e çështjeve dypalëshe dhe mosmarrëveshjeve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, janë të lidhura ngushtë.Rreth njëzet vjet pas përfundimit të luftërave në Ballkanin Perëndimor, të gjitha shtetet tona po shënojnë përparim konkret drejt anëtarësimit në BE.Për sa u përket reformave teknike sektoriale, mund të flasim për shkallë të ndryshme të progresit.Por, shikuar në tërësi, ne jemi të gjithë në një nivel pak a shumë të ngjashëm të zhvillimit dhe përballemi me sfida pak a shumë të ngjashme në aspektin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe ekonomisë.Dëshira për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian është ende e madhe në rajonin tonë, dhe i bëj thirrje BE-së të shfrytëzojë këtë momentum për ta afruar rajonin edhe më shumë.Mjafton t’i shikoni dhe analizoni zhvillimet më te reja pozitive në rajonin tonë:- marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë;- përmbyllja e procesit të ratifikimit të demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi;- Arritjet e Shqipërisë në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me reformat në fushën e sundimit të së drejtës dhe premtimi (i kushtëzuar) për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë verën e ardhshme;- Dialogu i vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe hyrja në një fazë përfundimtare drejt një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin.E gjithë kjo ndodhi, sepse integrimi evropian është themeli dhe qëllimi përfundimtar i rajonit.Prandaj, mendoj se është e rëndësishme që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë hapa të harmonizuar drejt anëtarësimit në BE, dhe se BE-ja nuk lejon asnjë shtet të ngec për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe apo problemeve të brendshme.Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të përkushtuara për të zbatuar reforma të thella politike dhe ekonomike dhe për të harmonizuar ligjet tona, duke përfshirë reformat ekonomike për të forcuar financat publike dhe stabilitetin makroekonomik, për të përmirësuar bashkëpunimin në çështjet e brendshme dhe sigurinë për të parandaluar migrimin ilegal dhe për të ndarë barrën e refugjatëve.Megjithatë, duhet ta kemi të qartë, gjithashtu, se konteksti në të cilin rajoni ynë po punon drejt integrimit në BE, nuk është i lehtë.Krize ekonomike e BE-së, kriza e migrimit dhe referendumi për Brexit-in prekën dhe vazhdojnë të ndikojnë në përkushtimin ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.Përveç kësaj, ka faktorë të tjerë që janë të etur për të zgjeruar ndikimin e tyre negativ në Ballkanin Perëndimor.Zonja dhe zotërinj,Ne tashmë kemi nisur zyrtarisht fazën përfundimtare të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini.Unë dhe Presidenti Vuçiq jemi ftuar nga Federica Mogherini për të marrë pjesë në takimin e tretë të kësaj faze përfundimtare, më 7 shtator.Më lejoni të theksoj se Kosova është e vendosur të arrijë drejt një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.Koha për ta bërë këtë është tani, dhe kemi një mundësi të vogël.Nuk është aspak e lehtë, është shumë e vështirë.Kjo është arsyeja pse të gjithë duhet ta mbështesin këtë mundësi.Nuk është vetëm një çështje e ndërtimit të një konsensusi të brendshëm për këtë marrëveshje, por ne kemi nevojë për mbështetje nga të gjithë ata që duan ta shohin Ballkanin Perëndimor në BE.Jam i gatshëm ta bëj këtë dhe po punoj pareshtur për të arritur këtë qëllim.Prandaj, ne kemi vendosur të shqyrtojmë çdo mundësi të mundshme, duke përfshirë korrigjimin e kufirit, që të bëjmë përpjekje për të arritur drejt marrëveshjes.Shtetet e rajonit, shtetet anëtare të BE-së ose shtetet e tjera të botës nuk duhet të kundërshtojnë ose të kenë frikë nga një marrëveshje potenciale paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse një marrëveshje e tillë mund të nënkuptojë korrigjimin e kufijve.I siguroj të gjithë se një marrëveshje e mundshme midis Kosovës dhe Serbisë, nën këtë skenar, nuk do të jetë përgjatë vijave etnike.Kosova do të mbetet një shoqëri shumetnike dhe do të vazhdojë të ruajë standardet më të larta në kuptim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve.I njëjti parim do të vlejë edhe për Serbinë.Sepse, paqja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohja e ndërsjellë, do të ketë reflektime pozitive për mbarë rajonin dhe më gjerë.Mbase kjo marrëveshje e mundshme paqësore është kontribuuesja e vetme më e madhe për jetësimin e agjendës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. 

This site is registered on wpml.org as a development site.