presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi udhëton për në Stamboll, merr pjesë në hapjen e aeroportit të ri

Prishtinë, 29 tetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot udhëton për në Stamboll, ku do të marrë pjesë në hapjen solemne të aeroportit të ri të Stambollit.

Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti do të jenë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës.
 
Aeroporti i ri i Stambollit po hapet në Ditën e Republikës së Turqisë.
 
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.