Presidenti mbajti takim të përbashkët me zyrtarët e lartë të SHBA-së dhe Ekipin Negociator

Prishtinë, 28 shkurt 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pasur një takim të përbashkët me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, si dhe me Ekipin Negociator të Kosovës, përkatësisht me zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dardan Gashi dhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.
Presidenti Thaçi: Me çdo kusht do t’i ruajmë marrëdhëniet me SHBA-në

Prishtinë, 27 shkurt 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot kanë zhvilluar një takim me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley.
Presidenti Thaçi priti përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediave

Prishtinë, 27 shkurt 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Désir, si dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Presidenti Thaçi: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë në institucionet më të larta të Serbisë

Prishtinë, 26 shkurt 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ilir Bytyçin, vëllain e tre heronjve të Kosovës, Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, pjesëtarë të batalionit “Atlantiku” të vrarë nga forcat serbe.
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Arabisë Saudite

Prishtinë, 25 janar 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale edhe nga ambasadori i ri jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdelmomen Mohammed Sharaf.
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malajzisë

Prishtinë, 25 shkurt 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Malajzisë për Kosovën, Abdul Malik Melvin Castelino.
Presidenti Thaçi priti Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë

Prishtinë, 21 shkurt 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe për temat me i interes bilateral.
Presidenti Thaçi: Me bursa studimore, MCC-ja po zbutë pabarazinë në sektorin e energjisë

Prishtinë, 20 shkurt 2019 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën e MCC-së “Women in Energy Scholarship Program”, ku për vajza u hapë periudha e aplikimit për bursa studimore në SHBA, në sektorin e energjisë.
Presidenti: Ruajtja e status quo-s me Serbinë, opsion i gabuar dhe i paqëndrueshëm

Prishtinë, 20 shkurt 2019 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).
Presidenti Thaçi priti një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë

Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë të udhëhequr nga senatori Jim Inhofe.