presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malajzisë

Prishtinë, 25 shkurt 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Malajzisë për Kosovën, Abdul Malik Melvin Castelino.

Presidenti Thaçi e ka uruar Ambasadorin e Malajzisë për detyrën e re dhe i ka ofruar mbështetje të plotë për thellimin e bashkëpunimin ndërshtetëror.“Kosova dhe Malajzia mund ta rrisin bashkëpunimin ndërshtetëror në shumë fusha me interes të përbashkët”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se e rëndësishme është të intensifikohet edhe komunikimi ndërmjet dy vendeve.Në anën tjetër, Ambasadori i Malajzisë, Abdul Malik Melvin Castelino, theksoi se do të angazhohet që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë të rritet në të ardhmen.Presidenti Thaçi dhe Ambasadori i Malajzisë biseduan edhe për përpjekjet e Kosovës për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.