Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze

Prishtinë, 15 shtator 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë, Jozsef Bencze.
Deklaratë për media e presidentit Thaçi

Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor.Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike.E falënderoj edhe një herë Emisarin Special, Ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij gjigant që ky proces të jetë produktiv, efikas dhe besoj edhe i implementueshëm.Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik.Kosova tani duhet të vazhdojë të punojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja, që shteti ynë të konsolidohet plotësisht në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme.
Presidenti Thaçi priti shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog

Prishtinë, 4 shtator 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, të cilit i ka dëshiruar mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në punën e re.
KONKURS PUBLIK PËR PËRZGJEDHJEN E MODELEVE TË DEKORATAVE QË JEP PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS – Urdhri “Adem Demaçi”
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Zvicrës

Prishtinë, 21 gusht 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë

Prishtinë, 30 korrik 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Presidenti Thaçi vizitoi stafin mjekësor të QKUK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar QKUK-në dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me stafin mjekësor, të cilët i ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e tyre në këtë betejë me pandeminë.
Presidenti Thaçi priti Koordinatorin për Dialog: Në Bruksel do të dialogohet vetëm për njohjen ndërshtetërore

Prishtinë, 27 korrik 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka pritur Koordinatorin Shtetëror për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Skënder Hysenin.
Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti takim koordinues për dialogun dhe luftën kundër pandemisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me të cilin ka diskutuar për koordinimin ndërinstitucional në kuadër të luftës kundër pandemisë, për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, reformat dhe pakon ekonomike.
Presidenti Thaçi priti kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri

Prishtinë, 20 korrik 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë e Shqipëri dhe për mundësitë e bashkëpunimit më të mirë ndërshqiptar.