TV Spot
Presidenti Thaçi takoi avokatin e popullit, Naim Qelaj

Prishtinë, 02 tetor 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot avokatin e popullit, Naim Qelaj, me të cilin ka diskutuar për punën e institucionit të avokatit të popullit në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Shpalljen e Konkursit Brenda Institucionit Per Plotësimin e Pozitës se Vendit të Lirë të Punës – Zyrtar i lartë për Agjendë
Aplikacioni për punësim
Presidenti: Kosova gjithmonë ka qenë në anën e drejtësisë

Prishtinë 25 shtator 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë për media pas bastisjeve dhe arrestimeve në OVL – UÇK, ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe tërë bota presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze, siç janë insinuatat për “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja” apo për “Shtëpinë e verdhë”, në emër të të cilave ne ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara.
Presidenti Thaçi i dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave ambasadorit Grenell

Prishtinë, 21 shtator 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ambasadorin Richard Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e dhënë në arritjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi nderon presidentin Trump me urdhrin më të lartë shtetëror dhe e fton ta vizitojë Kosovën

Prishtinë, 18 shtator 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Po ashtu, presidenti Thaçi ka ftuar presidentin Trump që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt.
Deklaratë për media nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës

Hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës. Është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë. Këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë, por edhe në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit në prillin të vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura, në Bruksel apo kudoqoftë. Kosova nuk mund dhe me asnjë çmim asnjëherë nuk do të lejojë që brenda territorit të saj të krijohet një entitet politik, i cili do të ishte riprodhim i Republikës Serbe në territorin e Kosovës.
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezzoo

Prishtinë, 15 shtator 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo.
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze

Prishtinë, 15 shtator 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë, Jozsef Bencze.