presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Zvicrës

Prishtinë, 21 gusht 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe i ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë popullit të Kosovës për dekada me radhë.“Jemi mirënjohës për mbështetjen në të kaluarën, por edhe për mbështetjen që Konfederata e Zvicrës i jep shtetit të Kosovës sot”, u shpreh presidenti Thaçi.Ambasadori Kolly u shpreh i gëzuar për detyrën e re dhe shtoi se do të angazhohet për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Zvicrës dhe Kosovës.Presidenti Thaçi theksoi se në çdo takim, me çdo lider kosovar, si Ambasador i Zvicrës do ta marrë porosinë e bashkëpunimin dhe mbështetjes së vazhdueshme për avancimin e raporteve mes dy vendeve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.