U.d. Presidentja Osmani dekoron post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave për 18 profesionistë shëndetësorë
U.d Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave 18 profesonistë shëndetësorë

U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, ka ndarë dekorata post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave për 18 profesionistë shëndetësorë, të cilët humbën jetën në detyrë në përballje me Covid-19. Ata u infektuan me virus derisa ishin në shërbim direkt të pacientëve.
U.d. Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Michele Rissi

U.d. e Presidentes së Kosovës. Dr.Vjosa Osmani me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar në Ligjin për Dhënien e Dekoratave, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e në ruajtjen e paqes dhe mbështetjen për komponentën e sigurisë, ia ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantit të KFOR-it gjeneralmajor Michelle Risi. Në emër të gjeneralmajor Risi, medaljen e ka pranuar komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici. Të njëjtën dekoratë, u.d. Presidentja Osmani ia ka ndarë edhe ish-këshilltarit, ushtarakut bilateral nga Republika e Italisë për Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Vincenzo Stella, të cilën në emër të tij, e ka pranuar gjeneralmajor Federici. Medalja Presidenciale Ushtarake është dekoratë shtetërore e Kosovës, e cila u jepet ushtarakëve vendës e të huaj, të cilët kontribuojnë në cilësinë e aftësive ushtarake e të mbrojtjes së vendit. Në ceremoninë e dekorimit të ushtarakëve italianë kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni si dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Videomesazhi i u.d presidentes dr. Vjosa Osmani – Sadriu pas rikthimit në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19
U.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani me mesazh për procesin zgjedhor në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut

Osmani: Realizimi i të drejtës në votë, bazament i demokracisë
U.d. e Presidentes së Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani i uron 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit, presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta dhe të gjithë shqiptarëve

Osmani: 28 Nëntori- ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar
Video-fjalimi në ceremoninë e organizuar me rastin e 27 nëntorit, Ditës së Forcës
Fjalimi i u.d Presidentes, dr. Vjosa Osmani-Sadriu në Ditën e Forcës

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve të Kosovës; Të dashur ushtarakë; oficerë dhe nënoficerë Sot, në këtë ditë të veçantë tuajën dhe më të rëndësishmen për Forcën e Republikës së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që në cilësinë e u.d. Presidentes së Republikës t’ju drejtohem juve që jeni sinonim i shtetësisë, mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të Republikës sonë. Ushtria e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e sakrificës historike të popullit shqiptar, ajo është jetësuar mbi trashëgiminë e rezistencës së armatosur, mbi sakrificën sublime të Komandantit Adem Jasharit e të familjes Jashari, por është rritur e zhvilluar mbi vizionin tuaj për ushtri moderne, që është e zonja profesionalisht e taktikisht t’i dalë zot atdheut në çdo kohë. Sot ajo po shndërrohet në një ushtri moderne, falë këmbëngulësisë dhe sakrificës së vajzave e djemve tanë, por edhe miqësisë së hershme e të përhershme me aleatët tanë perëndimorë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrënjët e një aleance të hershme të së cilës i ripërtëriu presidenti ynë historik, dr. Ibrahim Rugova. Të dashur ushtarakë! Uniforma ushtarake është ëndërr jetësore e shumë të rinjve dhe nderi më i madh që mund ta ndiejnë të gjithë ata që synim jetësor e kanë shërbimin ndaj atdheut. Sot, Ushtria e Kosovës është simboli i këtij shërbimi e kësaj krenarie. Ju duhet të jeni krenarë që jeni pjesë e një formacioni ushtarak i cili ka një mision të shenjtë: mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës. Ne si vend e si komb asnjëherë nuk kemi pasur synime pushtuese; qëllimi dhe misioni i vetëm i yni ka qenë dhe mbetet mbrojtja e atdheut tonë. Andaj, do të punojmë pareshtur që të bëjmë realitet Kosovën që e duam si vend të sigurt, të zhvilluar ekonomikisht, të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Të dashur pjesëtarë të Forcave të Armatosura! Forcat e Armatosura janë sinonim i shtetësisë dhe jetësim i vizionit të ideatorëve të shtetit të Kosovës. Ato pasqyrojnë shpirtin tonë liridashës, por të vendosur. Vajzat dhe djemtë tanë në uniformë janë të shkolluar dhe të përgatitur profesionalisht, të stërvitur me standardet më të larta të NATO-s dhe të gatshëm për misione brenda vendit, por edhe jashtë tij, në partneritet me aleatët tanë perëndimorë. FSK-ja do të jetë kontribues i paqes dhe i sigurisë, duke marrë pjesë në operacionet e mbështetjes së paqes kudo nëpër botë. Ajo ka ngritur kapacitete të theksuara profesionale dhe është e gatshme që të kryejë jo vetëm operacione të deminimit, të kërkim-shpëtimit dhe kontrollit e menaxhimit të kemikateve, por edhe misione shumë më të mëdha e më të rëndësishme. Oficerët dhe nënoficerët e rinj të FSK-së, të cilët po shkollohen nëpër akademitë më të njohura ushtarake botërore, siç janë Ëest Point në SHBA dhe Sandhurst në Angli, po tregojnë rezultate kulminante, po e dëshmojnë këtë vullnet e këtë gatishmëri. Ata janë pasqyra më e mirë e vendit tonë e krenaria jonë më e madhe. Janë nderi i Republikës së Kosovës. Prandaj, jam e lumtur të theksoj gatishmërinë tuaj e tonën që, në partneritet të ngushtë me aleatët tanë ta zgjerojmë misionin tonë, duke u shndërruar në garantues paqeje për vendin e në krijues e ruajtës paqeje jashtë tij. Në këtë ditë të veçantë, prandaj, nuk mund të mos shprehim falënderimin tonë për aleatët tanë, para së gjithash, forcave të NATO-s, ushtrive të vendeve mike, të cilat po kujdesen çdo ditë që Forcat tona të Armatosura të zhvillohen edhe më tej dhe të transformohen shkallëshkallshëm në forcë ushtarake profesionale dhe e ndërvepruese me forcat e NATO-s. Ne jemi të gatshëm që këtë partneritet strategjik ta forcojmë e thellojmë edhe më tej. Prandaj, anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Republikës sonë për të cilin do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë. Të dashur ushtarakë, Kosova sivjet shënoi 21-vjetorin e lirisë dhe 12-vjetorin e shtetësisë. Në këta përvjetorë ne e rikujtuam rrugën tonë dhe lavdinë tonë. E rikujtuam sakrificën tonë për liri dhe çmimin e paguar. Por, e rikujtuam po kështu qëndresën tonë, vizionin tonë dhe vlerat që na bashkojnë. Sikur e kemi theksuar edhe më herët, në përvjetorët e çlirimit e të pavarësisë, askush më mirë se populli i Kosovës, nuk e kupton në thelb, rëndësinë e të jetuarit në një vend të lirë dhe të sigurt, ku garantohen liritë politike dhe qytetare për të gjithë pa dallim. Këtë synim do ta arrijmë së bashku, por duhet përkushtim dhe mbështetje institucionale. Buxheti i FSK-së duhet të jetë i paprekshëm. Kosova ka dhe duhet të sigurojë mjete të mjaftueshme për të siguruar që transformimi i FSK-së të ndodhë madje edhe më herët se parashikimet e planifikuara. Republika e Kosovës duhet që shumë shpejtë të bëhet eksportues i sigurisë jashtë territorit tonë në misione paqebërëse e paqeruajtëse të aleateve tanë. Në mënyrë që ky tranzicion të përfundojë, duhet mbështetje buxhetore e mbështetje institucionale për Forcën tonë. Ju garantoj se, mbështetjen time, si komandante supreme në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentës, do ta keni edhe në këtë drejtim si dhe në cdo përpjekje e veprim tuajin drejt forcimit të kësaj shtylle aq të rëndësishme të shtetit tonë. Urime Dita e Forcës Zoti i bekoftë Forcat tona dhe Kosovën tonë. Nderime atdheut!

U.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani-Sadriu shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, u.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani-Sadriu sot ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.