DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani me mesazh për procesin zgjedhor në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut

Osmani: Realizimi i të drejtës në votë, bazament i demokracisë

Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike!

I uroj të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie. 

Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Falënderoj poashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.